Politike30 Qershor 2022, 17:11

Rama thirrje Maqedonisë së Veriut: Pranojeni propozimin francez, i hapë zyrtarisht rrugën negociatave

Shkruar nga Pamfleti
Rama thirrje Maqedonisë së Veriut: Pranojeni propozimin francez, i

Rama thirrje Maqedonisë së Veriut: Pranojeni propozimin francez, i hap zyrtarisht rrugën negociatave

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje liderëve shqiptarë dhe maqedonas në Maqedoninë e Veriut, që të pranojnë propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë.

Përmes një mesazhi në Twitter, Rama shkruan se Franca i ka dhënë Shkupit një mundësi dhe pranimi i saj i hap rrugë nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”– shkruan Rama.

Politike BE Maqedoni e Veriut negociata Rama