Pas përfundimit të ditës së parë të Samitit të Brukselit, kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar një foto ceremoniale me liderët europiane, ku nuk ka harruar të thumboi sërish Bashkimin Europian për mosmbajtjen e premtimeve për anëtarësim.
“Vend i bukur njerëz të këndshëm fjalë të bukura foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një vendim i këndshëm… Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi lehtësisht! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, shkruan Rama në Twitter.
Nice place nice people nice words nice pictures and just imagine how much nicer could be if nice promises were followed by nice delivery… But we Albanians are not as nice as to give up nicely! So we will keep going and working even harder to make Albania a nice EU member😀🇦🇱 pic.twitter.com/j057Ywf2tY
— Edi Rama (@ediramaal) June 23, 2022
Dita e dytë e samitit do të fokusohet në çështjet e eurozonës, ndërsa do të mbahet edhe një takim i nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, ku pritet të të vendoset “fati” i negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Unioni pritej që të hapte bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në fund të vitit 2020. Por, Bullgaria ka bllokuar hapjen e bisedimeve zyrtare për shkak të një mosmarrëveshjeje me Maqedoninë e Veriut që lidhet me historinë dhe gjuhën.