Aktualitet17 Janar 2019, 18:26

Rama “trash” zullumin, krijon me ligj koorporatën e investimeve, merr pa tender projektet e mëdha dhe grabit tokat në bre

Shkruar nga Pamfleti

Rama “trash” zullumin, krijon me ligj koorporatën e investimeve, merr pa tender projektet e mëdha dhe grabit tokat në bregdet

Kryeministri ka vendosur ta ngrejë më lart “stekën” e abuzimit me pronat dhe paratë e shqiptarëve, duke ngritur një strukturë shtetërore me ligj, e cila jo vetëm që do të monopolizojë të gjitha pronat në tërë vijën bregdetare shqiptare, por dhe do marrë pa tender të gjitha projektet e mëdha dhe strategjike për investimet në Shqipëri. Teksa ka abuzuar rëndë me koncesionet duke dhënë përmes PPP-ve ndërtimin e rrugëve dhe objekteve të tjera për oligarkët klientelë të tij, tashmë ka vendosur të ngrejë një koorporatë shtetërore për të bërë kalimin direkt të këtyre parave tek njerëzit e tij. Korporata përjashtohet nga rregullat e prokurimit publik. Procedurat e rregullat e prokurimit të veçantë sipas kësaj pike, përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Do të jetë Rama ai që do të përcaktojë procedurat dhe rregullat e prokurorimit, duke bërë që tani e tutje të gjitha veprat e mëdha të kalojnë përmes kësaj strukture të centralizuar në dorën e kryeministrit përmes “zarave” të tij

Kryeministri Edi Rama po e “trash” akoma më shumë zullumin në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe duke futur direkt dorën në arkën dhe pronat e shtetit.

Këtë radhë ka vendosur ta ngrejë më lart “stekën” e abuzimin me pronat e paratë e shqiptarëve, duke ngritur një strukturë shtetërore me ligj, e cila jo vetëm që do të monopolizojë të gjitha pronat në tërë vijën bregdetare shqiptare, por dhe do të marrë pa tender të gjitha projektet e mëdha dhe strategjike për investimet në Shqipëri.

Teksa ka abuzuar rëndë me koncesionet duke dhënë përmes PPP-ve ndërtimin e rrugëve dhe objekteve të tjera për oligarkët klientelë të tij, tashmë ka vendosur të ngrejë një koorporatë shtetërore për të bërë kalimin direkt të këtyre parave tek njerëzit e tij.

Kështu përmes një ligji, do të ngrihet Korporata e Investimeve Shqiptare, e cila parashikohet që të krijohet si shoqëri tregtare, me pronar shtetin, por ku dhe Institucionet Financiare Ndërkombëtare të Zhvillimit mund të zotërojnë aksione.

Pra objekti i veprimtarisë së Korporatës është, sipas rastit, hartimi, analizimi, koordinimi, menaxhimi, përfaqësimi, financimi, zbatimi dhe mbikëqyrja e projekteve.

Një projekligj, që ende nuk është miratuar në qeveri, por është hedhur për diskutim me grupet e interesit, por që ka të bëjë me synimin për të krijuar një institucion të ri, detyra e të cilit është të menaxhojë pronat e shtetit nëpërmjet projekteve me interes kombëtar.

Dhe projektet me interes kombëtar do të seleksionohen pikërisht nga njerëzit e Edi Ramës.

Sipas këtij drafti, kur Korporata identifikon prona shtetërore me interes për të realizuar projekte investimi, i propozon Këshillit të Ministrave, transferimin e tyre tek Korporata. Me transferim kuptohet kalimi i të drejtës së përdorimit dhe/ose i të drejtës së pronësisë të pronave shtetërore nga pushteti qendror ose vendor tek Korporata.

Për zhvillimin dhe zbatimin e një projekti investimi, Korporata mund të mbështetet nga Shteti me infrastrukture ndihmëse, të tilla si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, energji elektrike dhe telekomunikacion.

Koorporata përjashtohet nga rregullat e prokurimit publik. Procedurat dhe rregullat e prokurimit të veçantë sipas kësaj pike, përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me praktikat më të mira të Institucioneve Financiare Ndërkombëtare të Zhvillimit.

Pra do të jetë Rama ai që do të përcaktojë procedurat dhe rregullat e prokurorimit, duke bërë që tani e tutje të gjitha veprat e mëdha të kalojnë përmes kësaj strukture të centralizuar në dorën e kryeministrit përmes “zarave” të tij./Pamfleti

codramol
smile

Kryesore krijon me ligj koorporatën e investimeve merr pa tender projektet e mëdha dhe grabit tokat në bregdet Rama “trash” zullumin