Politike27 Qershor 2018, 18:59

Rama tregon bisedën me Macron dhe Merkel, për çfarë i thanë ‘PO’

Shkruar nga Pamfleti
Rama tregon bisedën me Macron dhe Merkel, për çfarë i

Rama tregon bisedën me Macron dhe Merkel, për çfarë i thanë ‘PO’

Një ditë pas lajmit për shtyrjen e negociatave me Shqipërinë në BE, Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp duke thënë se opozita ka hedhur baltë ndaj vendit.

“Opozita ka përbaltur vendit duke thënë se u shtynë negociatat. Morëm dritë jeshile për çeljen e negociatave. Data për çeljen nuk janë asnjëherë imediate, por pas rekomandimit ka gjithmonë një hapësirë në mes. Vendosja e datës në 12 muaj nga sot është absolutisht një zgjidhje optimale, e cila e blindon perspektiven e Shqipërisë drejt BE”, është shprehur ai.

“Data është vendosur atëherë kur Shqipëria do të ketë kryer tërë punën përgatitore, por edhe kur të jenë mbyllur zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian. As Shqipëria as Maqedonia nuk humbasin me këtë zgjidhje, sepse na jep 12 muaj kohë, për të hedhur të gjitha hapat, që do duhej të ishin hedhur edhe sikur data të ishte hapur sot”, tha Rama.

“Jam ndjerë shumë mirë se Shqipëria ka gjetur dhe ka bërë disa miq shumë të mirë dhe të vërtetë të cilët nuk u mjaftuan vetëm me fjalë të mira por luftuan me këmbëngulje për të mos e lënë anijen tonë pa një datë ankorimi. Që nga Merkel e cila ma bërë të qartë që në takimin në Berlin se do të jenë muaj të vështirë, po ajo do të ishte në krah. Marcron ma tha troç se për të ishte tejet e vështirë të thoshte po për një datë, por më premtoi se në respekt të reformave të qeverisë sonë, do të mundohej për një zgjidhje.”

“Ishim ne që e bëmë Shqipërinë vend kandidat do jemi që do hapim negociatat dhe ta bëjmë gati për familjen evropiane. Jo se jemi më të mirët po më të mirë as keni parë dhe as duken kund. Faleminderit të gjithë shqiptarëve që na besuan udhëheqjen e vendit në këtë fazë vendimtare për të ardhëm e vendit dhe fëmijëve tanë”, u shpreh Rama pasi falenderoi të gjithë përfaqësuesit e shteteve që mbështetën Shqipërinë.

Politike