alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Rama “u betua” kundër tenderëve korruptivë, Nano i policisë shpall tender 5 milionë Euro për makina me qira

15/06/2022, 12:28
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
Rama “u betua” kundër tenderëve korruptivë, Nano i policisë shpall tender 5 milionë Euro për makina me qira

Rama “u betua” kundër tenderëve korruptivë, Nano i policisë shpall tender 5 milionë Euro për makina me qira

Vlera 2.6 milionë Euro do jetë për makina elektrike nga ato që kanë biznes Endri Fuga e Blendi Gonxhe/ Duhet vlerësuar nëse Gledis Nano me këtë tender po mbulon vjedhjet e paraardhësve Ardi Veliu, Fatmir Xhafaj e Sandër Lleshaj apo po vazhdon pazaret si ata. Sepse policia ka në zbatim dhe 4 kontrata të tjera për makina me qira të marra te Agron Pupuli, me afat deri në muajt maj-qershor 2024- 2025 e vlerë totale 10.5 milionë Euro

Ditën e hënë, 3 orë pasi kryeministri Edi Rama ligjëroi në Konferencën e Parë Kombëtare Anti-korrupsion, ku “u betua” se do zhdukte tenderët abuzivë, Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, shpalli një tender 5 milionë Euro për marrje auto-veturash me qira.


-Lexo edhe:

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Së pari, këtë lloj tenderi e bën vetë Drejtori i Policisë me bekimin e ministrit, kur sipas ligjit e ka kompetencë Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, që është agjenci e Ministrisë së Brendshme.

Së dyti, prej 5 vitesh, tenderët për makina me qira në Policinë e Shtetit, i jepen pa garë e me vlerë kontrate sa 99% e fondit, vetëm Agron Papulit, mikut të kryeministrit Rama.

Së treti, policia nuk ka pse të marrë makina me qira, mbasi në funksion aktiv ka 312 makina më tepër se numri i nevojshëm sipas strukturave të shërbimeve administrative e operacionale.

Por dyshimi për korrupsion, krijohet nga fakti se Policia e Shtetit ka ende në zbatim, 1 kontratë tenderi të bërë nga ish- kryepolici Ardi Veliu më 5 maj 2021, me afat deri në maj 2025 e vlerë 2.4 milionë Euro, për marrjen e 267 makinave me qira.

Po kështu, policia ka në zbatim dhe 2 kontrata të bëra nga ish-ministri Fatmir Xhafaj në muajt mars e gusht 2018, me vlerë totale 5.3 milionë Euro; si dhe 1 kontratë tenderi po për marrje makinash me qira, të bërë nga Sandër Lleshaj në muajin maj 2019, me vlerë 2.8 milionë Euro.

Këto 3 kontrata tenderësh që kanë bërë Xhafaj e Lleshaj, janë më afat qiraje deri në muajin qershor 2024, për të marrë nga 200-270 auto-vetura me qira për policinë.

Deri tani, përveç kryepolicit Gledis Nano, anëtarëve të komisionit të tenderimit dhe ministrit Çuçi, askush tjetër nuk e di nëse këto makina janë marrë vërtetë e po përdoren nga policia, por dihet, që policia ka aq shumë makina në dispozicion, sa ka pajisur dhe sekretaret e shefave të lartë në qendër e rajone, por dhe i përdorin për familjarët e punët personale.

Tenderi i radhës që kryepolici Gledis Nano, ka firmosur për të marrë makina me qira, është i ndarë në dy lote, ku  2.6 milionë Euro do jenë për makina elektrike, si ato që kanë futur në Shqipëri Endri Fuga dhe Blendi Gonxhe.

Ky tender, do bëhet me 11 korrik 2022, ose  2 javë para se shefat e qeverisë, të policisë e ministrisë së Brendshme, të nisen për pushime verore brenda apo jashtë Shqipërisë./Pamfleti

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

01/07/2022, 20:01
Bota

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës

01/07/2022, 18:44
Kryesore

Kosova përfshihet në planet financiare të Korporatës amerikane “Sfidat e Mijëvjeçarit”

01/07/2022, 18:22
Forum

Pse protesta anti-SHBA e Berishës fillon nga 4 deri më 7 korrik?

01/07/2022, 17:46
Kryesore

“7 korriku flluskë sapuni”, Spartak Ngjela: Berisha proteston kundër SHBA, synon destabilizimin e vendit për të shpëtuar lëkurën

01/07/2022, 15:57
Aktualitet

SHBA i dërgon mesazh të fortë Rusisë, Brigada e Katërt e ushtrisë amerikane zbarkon në Shqipëri; Yuri Kim zbardh detajet

01/07/2022, 15:30
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Vizita në Ukrainë, shikoni si po ruhen Rama dhe Abazoviç nga forcat speciale (FOTOT)

Përfundon takimi Osmani-Michel, Presidentja: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave

Lajmi i Dites

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

01/07/2022, 10:30

Lajmet e fundit

Fjalimi 5-minutësh i Kurtit te ambasada e ShBA-së: Fjala virtyt gjendet 6 mijë herë në arkivat amerikane

01/07/2022, 23:45

Propozimi i ri francez mbështetet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

01/07/2022, 23:36

Nga Prishtina gjer në Meksikë

01/07/2022, 23:22

Në Byron Kosovare të Sigurimeve vazhdon anarkia

01/07/2022, 23:14

Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI: Më 7 korrik të gjithë në shesh

01/07/2022, 23:04

“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha pasurinë e ka me djersë”, Ilir Demalia ironizon “ndershmërinë” e pushtetarëve

01/07/2022, 22:52

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In