Anti-Mafia30 Gusht 2018, 17:57

Rama u hoqi me dhunë banorëve të Vithkuqit, 46 hektarë kullotë dhe ia dhuroi Bashkim Ulajt për gurore

Shkruar nga Pamfleti
Rama u hoqi me dhunë banorëve të Vithkuqit, 46 hektarë

Rama u hoqi me dhunë banorëve të Vithkuqit, 46 hektarë kullotë dhe ia dhuroi Bashkim Ulajt për gurore

Në 8 gusht 2016, “krye-rilindësi” bëri pazar me Ilir Metën dhe u hoqi me dhunë banorëve të fshatit Gjergjovë në Skrapar, 19.1 hektarë kollota, të cilat ia fali për gurore, oligarkut Ulaj “GENER-2” të familjes Berisha

Paraja, vërtetë është kartmonedhë më ngjyra, por për politikanët dhe qeveritarët, nuk ka ngjyra, mjafton t’i ndjejnë erën e lekut, të zbulojnë cilët grupe, apo individë dinë ta “menaxhojnë” sipas skemave mafioze të pasurimit dhe krijojnë lidhjet.

Këtë tregon rasti i Bashkim Ulajt, bosit të firmës “Gener 2”, i cili është i preferuar i çdo ngjyre partiake në Shqipëri, si “aktor” në miliardat e pushtet-bandave të PD e PS, prej 10 vitesh futur në lojë edhe me “kaçaken” LSI, duke u bërë “mjet”, në duart e krerëve politikë e qeverisës, si menazher tenderësh, licenash, investimesh, shërbimesh publike e koncesionesh miliona euro.

Ndërsa Berisha, në 8 vite pushtet i dha oligarkut të familjes së tij Bashkim Ulaj, afro 3.8 miliardë euro tendera e koncesione dhe i fali afro 700 hektarë toka, male e kodra për fabrika dhe gurore, Edi Rama që në 8 vite opozitë e sulmoi “Gener 2-Ulaj”, si  “firmë mafioze” , kur erdhi në pushtet u lidh fortë me të dhe po vazhdon biznesin.

Rruga Thumanë-Fushë Krujë, koncesion me vlerë 225.8 milionë euro, nuk është pazari i parë i Edi Ramës, me oligarkun mafioz Bashkim Ulaj të familjes Berisha, por janë edhe afro 200 hektarë kullota zonash nga veriu në jug, që kryeministri Rama ua ka rrëmbyer me dhunë banorëve e ia ka falur Bashkim Ulajt, për biznes guroresh, siç i mbrotji e  i  rinovoi me dhunë policore e dhunë rruge ndaj shoqërisë civile, banorëve e gazetarëve edhe biznesin e HEC-Valbonës.

Një kullotë, me sipërfaqe 46 hektarë, kryeministri Edi Ram ua rrëmbyer banorëve të fshatit Shtyllas në Vithkuq të Korçës në muajin dhjetor 2016 dhe nëpërmjet Ministrit Gjiknuri (që Ulaj i ka ndërtuar vilën në Himarë), ka bërë letrat së bashku me AKBN-në e LSI dhe ia kanë falur Bashkim Ulajt (GENER-2), me Leje Minierate Nr. 1827, datë 07.12.2016 deri në vitin 2022, për të nxjerr gurë e inerte, një pjesë të së cilave ia shet kompanisë “TRANS ADRIATIC PIPELINE-AG” (TAP) në këtë zonë (sipas plan-biznesit).

Po me dhunë, kryeministri Rama e ish-aleati i tij Ilir Meta, në muajin gusht 2016, u kanë rrëmbyer 19.1 hektarë kullotë dhe banorëve të fshatit Gjergjovë-Potom në Skrapar, duke ia dhuruar Bashkim Ulajt (GENER-2), për prodhim mermeri e inertesh deri në vitin 2022, vulosur e fiormsour nga Gjiknuri dhe AKBN, me Leje Minierare Nr. 1814, datë 04.08.2016.

Kujtojmë. se firma ”GENER-2” e Bashkim Ulajt është dinamiti dhe rruspa, që në 15 vitet e fundit, ka zhdukur qindra hektarë male, kodra për gurë, çimento e mermer, pyje për lëndë dërrase e dru zjarri. Lumenje për HEC-e dhe toka për argjilë, marrë flas nga të gjithë qeveritë, të cilat pasi i ka zhfrytëzuar, i ka lënë gërmadhë, krim për të cilin do të flasim në vijim, me shifra e pamje konkrete…/Pamfleti

Anti-Mafia 46 hektarë kullotë dhe ia dhuroi Bashkim Ulajt për gurore Rama u hoqi me dhunë banorëve të Vithkuqit