Anti-Mafia22 Shkurt 2019, 20:33

Rama u jep oligarkëve 178 milionë euro koncension për plehrat, dyfishojnë fitimin duke ritaksuar dhe helmuar shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

Rama u jep oligarkëve 178 milionë euro koncension për plehrat, dyfishojnë fitimin duke ritaksuar dhe helmuar shqiptarët

Qeveria u jep klientëve miliona euro për inceneratorët në Tiranë, Elbasan e Fier, oligarkët pasi japin “zarfin” tek kryeministri e ministrat, taksojnë qytetarët për inertet e dherat, pavarësisht se paguajnë dhe taksën e pastrimit në bashki. Helmimi i shkaktuar nga ndotja, ‘fatura’ më e rëndë që duhet të paguajnë banorët, që lënë tërë të ardhurat në spitale e farmaci. Një rrjepje e hapur nga Zotot e “Hermesit” dhe klientët e Ramës

Nuk është lajm vetëm dhënia me koncesion e djegies së plehrave apo inçeneratorët në tre qytetet më të mëdha të Shqipërisë, të cilët do të marrin nga arka e shtetit plot 178 milionë euro.

Problemi majiset, kur dhe vetë oligarkët përfitues, klientë të Edi Ramës fillojnë e nxjerrin “dhjamë nga pleshti” sërish në kurriz të qytetarëve shqiptarë, duke na nxjerrë në këtë mënyrë në fund të herës “rruar e qethur”.

Bëhet fjalë për taksa mbi taksa, të cilat paguhen nga xhepat e qytetarëve, një pjesë për çdo muaj duke mbushur “formularin” e faturës së ujit të bashkive, një pjesë duke paguar “faturën” në spitale e farmaci përmes vizitave e marrjes së ilaçeve, për shkak të helmimit nga ndotja.

Më konkretisht, qeveria e Ramës ka firmosur 3 kontrata koncesionare për ndërtim inçeneratorësh në Elbasan, Fier dhe në Tiranë me një vlerë investimi prej 178 milionë eurosh në total.

Një rrjet kompanish të vogla në ortakëri me njëra-tjetrën dhe kompani me pronarë të panjohur, pjesë e parajsave fiskale, janë fitues të tre koncesioneve të inçeneratorëve në Shqipëri-projekte që pritet të shumëfishojnë kostot e trajtimit të mbetjeve në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Më i diskutuari nga të gjithë ka qënë koncesioni i Fierit, me një vlerë investimi prej 28 milionë euro, i fituar nga “Integrated Technology Waste Treatment”, kompania e Klodian Zotos, ish menaxherit të “Hermes” kompania problematike e ish ministrit Arben Ahmetaj.

Zoto arrin e shet 30 përqind të aksioneve me vlerë 250 euro, pavarësisht se kushtonin 9 milionë euro. Një makinacion financiar, që detyrimisht ka shërbyer dhe për të mbushur “zarfet” për kryeministrin Edi Rama dhe ish ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri.

E njëjta gjë me inçeneratorin e Elbasanit që zotërohet nga nga kompanitë Albtek Energy me pronare Stela Gugalljen, ku Rama i jep 22 milionë euro.

I njëjti “film” dhe me inçeneratorin e Tiranës, më i madhi dhe i kushtueshmi ndër të tre dhe që u fitua nga kompania Integrated Energy B.V me seli në Amsterdam të Holandës, me një vlerë fillestare prej 128 milionë eurosh.

Ndonëse në Tiranë u ekspozuan si përfaqësues sërish Klodian Zoto, biznesmeni italian Ernesto Granelli si dhe kompania e njohur në prodhimin e impianteve, Paul Wurth, është e paqartë se kush e zotëron aktualisht kompaninë koncesionare.

Të dhënat e siguruara nga databaza e kompanive në Holandë tregojnë se Klodian Zoto ka dhënë dorëheqjen nga Integrated Energy në mars 2018. Më parë, ai është zëvendësuar nga një kompani guackë e quajtur Almares Management B.V me seli në Amsterdam, me drejtorë të emëruar dhe pronësi të panjohur.

Pra në të tre koncesionet e djegies së plehrave në Tiranë, Elbasan dhe Fier del i njëjti emër, ish kryemenaxheri i kompanisë së Arben Ahmetajt, “Hermes” dhe klient i qeverisë, që fiton miliona euro pa djegur asnjë letër.

Por pavarësisht se politika e re e menaxhimit të mbetjeve është kritikuar në progres-raportin e fundit të BE, që kërkon me patjetër riciklim, nuk mbaron këtu maskarallëku i kompanive fituese të oligarkëve të Ramës në kurriz të qytetarëve.

Klientët e Ramës, pavarësisht se i kanë marrë shtetit 178 milionë euro për koncesionin e inceneratorëve në Tiranë, Elbasan dhe Fier, pavarësisht se po helmojnë qytetarët në zonat respektive përmes ndotjes, po taksojnë sërish qytetarët.

Në lajmet e fundit të mediave mësohet se për të hedhur mbetjet inerte në landfillin e Sharrës, duhet të paguajnë një shumë prej 480 lekësh për ton, apo rreth 100 euro për kamion. Pagesën duhet ta kryejnë edhe individë, të cilët kontraktojnë mjete të tonazhit të ulët apo të lartë për zhvendosjen e mbetjeve interte pas kryerjeve të punimeve të ndryshme në ambiente private. Tarifa është vendosur nga kompania “Integrated Energy  B. V” e cila prej vitit 2017 ka fituar për 30 vjet koncesionin e menaxhimit të mbetjeve të gjithë kryeqytetit. Këtë propozim e ka pranuar dhe bashkia e Tiranës. Megjithëse ajo merr taksën e pastrimit nga qytetarët.

Në të njejtën linjë po ecën dhe bashkia e Fierit dhe e Elbasanit, dhe tashmë qytetarët  janë të detyruar të paguajnë për koncesionin përmes taksave, në bashki për pastrimin dhe tek këto kompani sërish për heqjen e inerteve dhe dherave sa herë është nevoja. Pa harruar “detyrimin” e paraqitjes në spitale dhe farmaci, që të harxhojnë tërë të ardhurat familjare.

Kjo është një rrjepje e hapur që oligarkët e Ramës u bëjnë qytetarëve shqiptarë./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia dyfishojnë fitimin duke ritaksuar dhe helmuar shqiptarët Rama u jep oligarkëve 178 milionë euro koncension për plehrat