
Rama uron Bajramin me foto nga xhamia e Namazgjasë: Gëzuar Bajramin
Myslimanët festojnë sot Fiter Bajramin, teksa qindra besimtarë iu drejtuan sot sheshit “Skënderbej” në Tiranë për të falur namazin.
Për këtë ditë të shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë, urime vijnë edhe nga politika.
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin. Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetet sociale foto nga xhamia e Namazgjasë, e cila po ndërtohet, ndërsa uron thjesht: “Gëzuar Bajramin”.