Aktualitet 3 Prill 2019, 16:06

Rama vazhdon valën e shkarkimeve në Tatime e Dogana, ikën drejtori i rëndësishëm

Shkruar nga Pamfleti
Rama vazhdon valën e shkarkimeve në Tatime e Dogana, ikën

Rama vazhdon valën e shkarkimeve në Tatime e Dogana, ikën drejtori i rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv/kryeministri Erion Braçe si edhe ministrja e Financave, Anila Denaj, zhvilloi takim me Arlind Gjokutaj në krye të Doganave si edhe Enton Duro në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Mësohet se në këtë mbledhje, porositë e ekzekutivit kanë qenë të prera për drejtuesit rajonale të Tatimeve e Doganeve. Ndaj tyre është caktuar një afat një mujor për të përmbushur objektivat, në të kundërt do të shkarkohen.

Sakaq në mbledhje mësohet se është shkarkuar drejtori i Hetimor tatimor si edhe disa drejtuesit rajonalë, ndërsa janë dorëhequr nëndrejtorët rajonalë në Tatime e Dogana.

Aktualitet dogana tatime