Politike 3 Tetor 2022, 16:41

Rama vijon “ping pongun” me fashën e energjisë: Synojmë të mos e aplikojmë pas dhjetorit, të kursejmë sa më shumë

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri Edi Rama vijon të paralajmërojë krizë energjitike. Edhe pse deri më tani situata nuk ka qenë shumë problematike, për kryeministrin muajt në vijim do të jenë sfidues.

Gjatë inaugurimit të një blloku banesash të prekura nga tërmeti, Rama kërkoi nga qytetarët që të kursejnë sa më shumë. Po ashtu ai ka vijuar “ping pongun” me çmimin e energjisë, duke u ndaluar sërish te fasha 800 kWh. Ai tha s esynon që ky aplikim të mos funksinojë pas dhjetorit.

Ajo që kërkoj nga të gjithë është të kursejmë energjinë sa të mundemi, të mos lëmë dritat ndezur kot. Nëse patëm mundësinë ta shtyjmë aplikimin e fashës 800kWh për t’i lehtësuar të gjithë psikologjkisht, kjo erdhi si rezultat i faktit se nevoja për energji u bë më e vogël se parashikimi. Qoftë kjo për shkak të kursimit apo të reshjeve. Por tetori nuk është muaji më sfidues, pas tij vijnë nëntori e dhjetori me të ftohtin. Ne duam që fasha të jetë një eksperiencë që përfundon me dhjetorin. Të bëjmë të gjithë pjesën tonë. Nëse çdo abonent familjar dhe çdo biznes i vogël nuk shpenzon energjinë kot, ne jemi shumë të sigurt në këtë rrugë kaq delikate, sepse duam me patjetër të mos prekim çmimin apo t’i drejtohemi kufizimeve”, tha ai.

Rama u ndal dhe te shtete tjera, duke thënë se atje po rritet çmimi i energjisë.

Vendet e tjera po rrisin faturat, të gjithë keni të njohur e miq në Itali. Mjafton t’i pyesni për stresin që kanë për shkak të rritjes së faturave të energjisë në tërësi. Kosova ka filluar kufizimet e energjisë dhe aplikimin e fashës. Ne po ndjekim një rrugë të guximshme por edhe të rrezikshme. Për të kaluar rrezikun të gjithë duhet të kontribuojnë. Sadopak në çdo kohë të ditës të kursehet, aq më shumë e garantojmë këtë rrugë. Kam bindjen se me rritjen e menjëhershme të pagave që ka hyrë në fuqi dhe që do jetë realitet në arkën e shumë familjeve, duke filluar që nga pensioni prapë do jetë kjo një lehtësi e ndjeshme në krahasim me inflacionin e luftës”, deklaroi Rama.

Politike