Politike16 Nëntor 2022, 18:22

Rama vijon sulmet ndaj britanikëve: Shqiptarët nuk mund të trajtohen si njerëz të dorës së dytë

Shkruar nga Pamfleti
Rama vijon sulmet ndaj britanikëve: Shqiptarët nuk mund të

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish qeverinë britanike për çështjen e emigrantëve. Nga Berati, kreu i qeverisë tha se kur flitet për shqiptarët, nuk duhet të bëhen ndasi për çështje politike të brendshme.

Përtej të gjitha gjërave që thuhen këtu. Kur vjen puna për, jo një komunitet shqiptarësh, 140 mijë që janë atje që bëjnë punë të vështira, nderojnë emrin shqiptar, por edhe një shqiptar i vetëm të ishte, ne nuk mund të flasim në dy mënyra. Kemi vetëm një mënyrë për të folur nga çdo pozicion që jemi.

S’ka asnjë arsye të brendshme që të flasim me të njëjtën gjuhë si ata që flasin në mediat britanike, me arsye që të merremi me çfarë na ndan këtu.

Kudo që flasim për Shqipërinë, duhet të merremi me atë që na bashkon se çfarë jemi shqiptar. Ne duam po atë respekt që japim, nuk pranojmë kurrë që njerëzit tanë të konsiderohemn si njerëz të dorës së dytë, e sidomos pushtues.

Si ka mundësi që është gjëja më e natyrshme kjo që kërkojmë, 140 mijë shqiptarë që janë atje, mezi presin të mos jetë kjo qeveri.

Qeveritë shkojnë e vijnë, ndërkohë që emri i Shqipërisë qëndron. E solla këtë shembull sepse faktikisht ne duhet të ndihemi mirë që i kemi dhënë një tjetër fytyrë Shqipërisë, të gjitha zonave“, tha ai.

Politike Britania emigrantë Rama