Politike13 Nëntor 2022, 20:55

Rama vizitë në Shkup, nesër mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Shkruar nga Pamfleti
Rama vizitë në Shkup, nesër mbahet mbledhja e

Rama vizitë në Shkup, nesër mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Nesër do të mbahet mbledhja e dytë e përbashkët mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu Dimitar Kovaçevski në orën 10:30, çka do të pasohet nga një takim “tet a tet” mes tyre në orën 10:45.

Sipas njoftimit të kryeministrisë maqedonase, takimi mes kryeministrave do të vijoi me hapjen e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive në orën 11:00, ku fjalën hyrëse do e kenë Rama dhe Kovaçevski për të vazhduar më pas me diskutime të hapura të ministrave nga të dy kabinetet qeveritare. Konferenca e përbashkët për shtyp do të jetë në orën 13:00 për të mbyllur vizitën më pas në orën 14:10 me një foto të përbashkët.

Agjenda e plotë:

10.30 – Ceremonia e pritjes në Kryeministrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha nderimet shtetërore-ushtarake

10.45 – Takim tete-a-tete i dy kryeministrave. (Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)

​11.00 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive (Fjalë hyrëse nga të dy kryeministrat) që vijon me diskutimin e hapur të ministrave nga të dyja kabinetet qeveritare. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmbyll sesionin plenar.)

12.35 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve ndërqeveritare

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave ​

14.10 – Foto e përbashkët.

Politike Kovaçevski Rama