Aktualitet23 Qershor 2022, 15:00

Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski flasin pas Samitit të BE, kryeministri maqedonas: BE të mbajë fjalën, s’mund të jemi peng i Bullgarisë

Shkruar nga Pamfleti
Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski flasin pas Samitit të BE,

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologët e tij nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë dalë në një konferencë shtypi pas mbylljes së Samiti në BE.

Ashtu siç pritej, Bullgari nuk ka ndërmend të lëvizë nga qëndrimet e saj duke bllokuar negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçeski tha në konferencën për shtyp se BE duhet të mbajë premtimin dhe nuk mundet që një vend të mbajë peng Ballkanin.

Të nderuar qytetarë, sot në samitin e BE-së u diskutua për sfida gjeostrategjike. Ka 18 vite që Maqedonia është kandidate, në 2020 BE mori vendimi për fillimin e negociatave pa kushte, por jemi këtu dhe ende nuk kemi një vendim. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk mund të jenë në këtë situatë pasi një vend i vetëm nuk lejon integrimin. Maqedonia e veriut njihet si vend që është i angazhuar duke gjetur zgjidhje të ndërsjella. Në të njëjtën ide jemi futur për të negociuar me Bullgarinë. Bullgaria ka vendosur të kthehet në të shkuarën dhe të rivendosë një bllokadë. Maqedonia e Veriut ka bërë shumë deri tani, kemi marrë vendime të vështira. Është koha që BE të përmbushe premtimet e veta, sesa të kërkojë të tjera gjëra. Ne kemi shpallur qëndrimin tonë, se propozimi i Macron duhet të pranojë këto elemente kyçe. Kushtet historike nuk mund të jenë pjesë në kuadrin negociues. Duhet garantohet nga BE që Bullgaria nuk do të bëjë kërkesa të reja”, tha Kovaçeski.

Shkupi BE Kovaçevski Rama