Aktualitet 1 Korrik 2022, 20:01

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

Shkruar nga Pamfleti
Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj

Partia Socialiste ka zhdukur votën në radhët e saj. Për herë të parë, krerët e degëve janë zgjedhur me laps dhe letër nga Edi Rama.

Edhe pse pak muaj më parë u shit si një proces i gjerë konsulmi, ku në çdo degë dilnin kandidatët dhe deputetët duke biseduar “gju më gju” me mbështetësit, në fund ka përfunduar në një proces farsë.

Sot u mblodh Kryesia e PS dhe pritej që të bëhej renditja e kandidatëve, por në fund doli që krerët e degëve janë zgjedhur. Edhe mbedhja e Kryesisë ishte formale, pasi sipas informacioneve, ata i kishte zgjedhur Rama nga zyra.

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe Sekretari Organizativ Blendi Klosi lexuan emrat e të emëruarve. Mes shumë prej tyre ra në sy dhe emri i Erion Veliajt, i cili do vijojë të jetë kryetar i PS në Tiranë.

Zhvilluam proces 30 ditor me dëgjesa me të gjithë anëtarët e asamblesë, u ndoq nga një grup i caktuar nga PS. Pati interes të madh nga anëtarët e PS për të kandiduar në këtë proces, mjafton të shikojmë shifrat që janë 561 kandidatë. Nga procesi, një risi në 28 degë do drejtohet nga gra dhe vajza. Apo gratë dhe vajzat janë pjesë e bashkëdrejtimit, një risi që PS po e aplikon edhe në drejtimin e bashkive”, tha Gjiknuri. Më pas Klosi nis të lexojë emrat duke i habitur të gjithë.

Ky proces i çuditshëm ju bëri përshtypje dhe gazetarëve. Ata e pyetën nëse procesi i përzgjedhjes së fituesve ishte një farsë, pasi në vetvete u fsheh gara dhe u bënë thjesht disa emërime. Gjiknuri tha se ata kanë marrë mbështetjen e anëtarësisë, por askush nuk e di se si mund të jepet mbështetja përveç votës.

Në fakt unë e kam dhënë dhe këtë shpjegim kemi të bëjmë me një proces krejt tjetër E para njëherë nganjëherë kandidaturat zgjidhen duke reflektuar një raport, kësaj here është një proces që shkon përtej asaj, sepse kandidatët nuk filtrohen nga asnjë lloj strukture. Kandidatët vetëshpallen aplikojnë, ballafaqohen, është marrë opinion i anëtarësisë, grupi i punës ka pasur një metodologji ku përfshihej dhe opinion i Asamblesë”, tha ai.

Historikisht, të gjitha partitë politike krerët e degëve i kanë zgjedhur përmes procesit të votës, por këtë herë në PS është zhdukur vota, pasi të gjithë do jenë ushtarë të partisë. Jo se nuk do ishin nëse do votoheshin, por mund të justifikoheshin se i kishte votuar baza. /Pamfleti

Krerët e rinj të degëve të PS të zgjedhur nga Kryesia

Kryesore Gjiknuri Rama zgjedhje