Aktualitet21 Maj 2018, 21:45

Ramës s’i del inati me gazetaren: Më vjen të qesh dhe të qaj me “heroizmin” e saj

Shkruar nga Pamfleti
Ramës s’i del inati me gazetaren: Më vjen të qesh dhe

Ramës s’i del inati me gazetaren: Më vjen të qesh dhe të qaj me "heroizmin" e saj

Kryeministri Edi Rama është përballur me një lum pyetjesh në lidhje me akuzat ndaj ministrit Xhafaj vetëm pak ditë më parë në një konferencë për shtyp.

Por ai nuk i ka mbajtur dot nervat ndaj gazetares Ambrozia Meta që e pyeti kryeministrin se si ka mundësi që ai nuk gjen dot dikë në PS që të mos ketë lidhje me trafikun e drogës për t’a bërë Ministër të Brendshëm.

Rama braktisi konferencën, por nuk e ka lënë me kaq inatin me gazetaren në fjalë.

Për këtë ai ka folur edhe në ABCNews.

Më vjen shumë keq që u bë ngjarje, më vjen të qesh e të qaj me ata që e trajtuan si një moment heroizmi gazetareskt, ishte shfaqje brutale e mungesës së etikës.

Një familje, një parti politike, një qeveri, një organizatë s’mban përgjegjësi për faktin se një anëtar i familjes mund të bëjë një mëkat, që një anëtar i familjes mund të shkelë ligjin, të dali si dru i shtrembër, por përgjegjësi për mënyrën si reagon ndaj rastit, një qeveri është shumësi njerëzish që i bashkojnë disa vlera parime program e motivim, por të gjithë janë të ndryshem e cdonjeri mund të jetë i tunduar dhe ndër ta ka njerëz që bien në ngasje e pastaj shfaqen në shkelje të ligjit apo të akuzuar. -u shpreh ai

Aktualitet