Kosova 8 Nëntor 2022, 08:56

Ramush Haradinaj largohet nga takimi me Kurtin: Nuk na tregoi pse i prishi raportet me SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Ramush Haradinaj largohet nga takimi me Kurtin: Nuk na tregoi pse i prishi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është larguar nga takimi i thirrur të martën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Arsyetimi i largimit nga mbledhja me kryetarët e opozitës ishte se kryeministri mbante ligjërata dhe nuk tregonte “për prishjen e marrëdhënieve me Amerikën.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai shtoi se për të është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë.

Liderët opozitarë në Kosovë i shkojnë në takim Kurtit, veriu temë diskutimi

Prishtine Albin Kurti Ramush Haradinaj