Kosova28 Janar 2023, 14:17

Ramush Haradinaj: SHBA nuk e do Asociacionin e komunave serbe, por i intereson njohja e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zbuluar një detaj të ri lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ai pretendon se Amerika nuk e do formimin e tij, por po tenton të ndihmojë kryeministrin Albin Kurti të mbulojë gabimet në veri.

 “Amerika nuk po e do Asociacionin, por e ka për Kosovën me ia mbulu budallalliqet dhe humbjet që ia ka shkaktuar këtij në veri. Se ka për ngut Amerika Asociacionin, nuk po kërkon atë, por po kërkon qysh me kthyer një gjendje normale në vend, pasi ky tipi (Albin Kurti) nuk e dëgjoi.”

“Kurti është njeri i gabuar për Kosovën në këtë kohë, ai po i rrit pasojat për Kosovën. Amerika po e bënë zjarrfikësin, ata vetëm po mundohen të sanojë dëmet e Kurtit. I sanoi në veri disa herë, po i sanon me politikën e tij të gabuar duke thirrur takimin tash për Asociacionin dhe mundur të nxjerrë Kosovën me një far fytyre në këtë proces.”, u shpreh ai.

Kreu i AAK-së komentoi edhe propozimin europian për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Serbia e njeh Kosovën në planin ndërkombëtar, bashkëpunon me Kosovën si shtet i pavarur me të gjitha të drejtat e barabarta midis dy vendeve. Kjo na hap perspektivën për partneritet për paqe dhe ecim përpara. A duhet më shumë, ku me marrë më shumë, por jo me këtë njeri që po e kthen Kosovën secilin hap më prapa.”

Prishtine Ramush Haradinaj SHBA nuk e do Asociacionin e komunave serbe