Ekonomi 4 Tetor 2022, 18:03

Raporti i Bankës Botërore/ Shqipëria, shteti me rritjen ekonomike më të ulët në rajon

Shkruar nga Pamfleti
Raporti i Bankës Botërore/ Shqipëria, shteti me rritjen ekonomike

Banka Botërore ka ulur parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Sipas projeksionit më të fundit, ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.2% këtë vit, ndërsa më 2023 ritmet e rritjes do të jenë 2.3%. për kemi një ulje me 1.2 pikë për qind në krahasim me parashikimet e pranverës.

Në të gjithë Ballkanin, rritja parashikohet të mbetet në një mesatare prej 2.9% gjatë horizontit të parashikimit, pasi reformat e anëtarësimit në BE dhe investimet zbutin ndikimet negative të imponuara nga çmimet më të larta të energjisë dhe ushqimeve, ndërprerjet në tregti dhe investime.

Sipas raportit, Presionet për subvencion më të larta të energjisë elektrike janë rritur në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

BB shprehet se zgjatja apo intensifikimi i mëtejshëm i luftës mund të shkaktojë dëme ekonomike dhe mjedisore edhe më të mëdha si dhe rrit mundësinë për fragmentizim të tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare.

Rritja ekonomike në Rajon për 2023

Ekonomi Banka Botërore ekonomia shqiptare