Politike30 Mars 2019, 14:31

Raporti i DASH, Rama nuk ndal sulmet: Rrugëhumburit e medias dhe politikës keqpërdorën raportin

Shkruar nga Pamfleti
Raporti i DASH, Rama nuk ndal sulmet: Rrugëhumburit e medias dhe

Raporti i DASH, Rama nuk ndal sulmet: Rrugëhumburit e medias dhe politikës keqpërdorën raportin

Pas daljes publike të ministrit të Jashtëm , Gent Cakaj, menjëherë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama lidhur me raportin e fundit të DASH.

Sipas raportit, Shqipëria ishte vend i krimit dhe i korrupsionit, si dhe vendi i lulkëzimit të kanabisit. Por ky raport, u lexua në mënyra të ndryshme nga forcat e ndryshme politike.

Për kryeministrin ‘rrugëhumburit e politikës’ e përdorën edhe këtë raport për të tërhequr zvarrë publikun në llumin e fjalëve të tyre.

“Të pamësuar të lexojnë, të paaftë të kuptojnë dhe të padëshiruar të shohin e të flasin tjetër gjë, përveç të keqes që u dëshiron syri e u nxjerr goja, rrugëhumburit e politikës e të medias e keqpërdorën edhe këtë raport si gjithçka tjetër, për të tërhequr zvarrë publikun në llumin e fjalëve të tyre” – shkruan Rama, bashkëngjitur videos ku ministri në detyrë Cakaj zbërtheu edhe ai sipas mënyrës së tij, raportin e DASH

Politike DASH Rama