Aktualitet12 Tetor 2022, 17:48

Raporti i plotë/ Nga korrupsioni e amnistia fiskale, te pasaportat e arta dhe “gropa” në administratë, KE “nxin” qeverinë shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Raporti i plotë/ Nga korrupsioni e amnistia fiskale, te pasaportat e arta

Komisioni Europian miratoi sot progres-raportin për Shqipërinë, por ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë kritikat ishin të shumta. Edhe pse pati vlerësime për shumë çështje, gjithmonë kishte një “por”.

KE vlerëson ecurinë e reformës në drejtësi, por kërkon më shumë goditje ndaj korrupsionit. Sa i takon administratës, ka pasur kritika mbi emërimet në institucione. Po ashtu KE ka kritikuar qeverinë për amnistinë fiskale dhe planin për “pasaporta të arta”. Po ashtu kritika ka pasur për lirinë e medias dhe të drejtën e pronës. Thuajse në të gjitha fushat, Brukseli është i pakënaqur dhe kërkon më shumë.

Pikat kryesore të progres-raportit për Shqipërinë

Kryesore KE Korrupsion Kritika Raporti