Aktualitet 7 Prill 2022, 23:06

Raporti i Prokurorisë/ Vlora qyteti me kriminalitetin më të madh, kush renditet i fundit dhe të dhënat për çdo qytet

Shkruar nga Pamfleti
Raporti i Prokurorisë/ Vlora qyteti me kriminalitetin më të madh,

Numri i krimeve në vend ka ardhur në rritje. Prokuroria e Përgjithshme ka hartuar raportin vjetor për kriminalitetin gjatë vitit 2021 dhe e ka dorëzuar në Kuvend.

Sipas të dhënave që janë paraqitur në këtë raport, Vlora vijon të jetë një nga qytetet me numrin më të madh të vrasjeve. Ndërsa Dibra është qyteti me më pak krim.

Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme

Në qarkun Berat që përfshin prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Berat koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë në vitin 2021 është 789; në qarkun Dibër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Dibër dhe Mat, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 633; në qarkun Durrës që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Durrës dhe Krujë, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1087; në qarkun Elbasan që përfshin prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 736; në qarkun Fier që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Fier dhe Lushnjë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 817; në qarkun Gjirokastër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Gjirokastër dhe Përmet koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1380; në qarkun Korçë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Korçë dhe Pogradec koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 839; në qarkun Kukës që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Kukës dhe Tropojë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1122; në qarkun Lezhë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Lezhë dhe Kurbin koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1382; në qarkun Shkodër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Shkodër dhe Pukë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 855; në qarkun Tiranë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Tiranë dhe Kavajë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1063 dhe në qarkun Vlorë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Vlorë dhe Sarandë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1509. Siç rezulton nga të dhënat, përqindjen më të ulët të koeficientit të kriminalitetit edhe në vitin 2021 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.

Aktualitet krimi Prokuroria