Aktualitet30 Gusht 2019, 18:47

Raporti/ Plot 69 gjyqtarë dhe prokurorë ranë “dëshmorë” të Vettingut, 38 të tjerë u dorëhoqën nga frika

Shkruar nga Pamfleti
Raporti/ Plot 69 gjyqtarë dhe prokurorë ranë

Prej nisjes së procesit të “vettingut” e deri në fundin e muajit gusht të 2019-ës, 189 gjyqtarë e prokurorë kanë kaluar në procesin e rivlerësimit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Studimeve Politike, janë 69 prokurorë dhe gjyqtarë të shkarkuar ndërsa 38 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen përpara se të kalonin në filtrat e vettingut.

Sipas raportit të ISP, statistikisht ky është një rezultat i lartë dhe tregues i thellësisë dhe ashpërsisë së procesit të rivlerësimit. “Statistikat kanë vlerë, por në dhënien dhe garantimin e drejtësisë ato mbeten relative”, nënvizohet në raport.

Por megjithëse në disa raste gjyqtarët dhe prokurorët kanë arritur të kalojnë “Vetingun”, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit në plot 21 raste ka apeluar vendimin në Komisionin e Pavarur të Apelimit. Me 6 raste të dërguara në KPA kryeson Ferdinando Buatier De Mongeot.

Interesant do të jetë fakti se çfarë efekti do të krijojë ngritja e SPAK-ut dhe nëse do të vërtetojet miti që është ngritur se ky institucion do të jetë “gijotina” e politikanëve të korruptuar.

Aktualitet