alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Raporti sekret i Beogradit: Albin Kurti po çon ushtrinë e Kosovës në veri

23/11/2022, 14:11
ne Kryesore, Prishtine, Rajoni
A A

Raporti thekson se Kurti dëshiron të vendosë që edhe në Veri të mos jetë serbishtja gjuha e vetme zyrtare në dokumentet e pushtetit vendor, policisë, administratës etj…

Lajmi më i çuditshëm i publikuar sot nga mediat në Beograd, është nxjerrja e një “raporti sekret”, i cili duket qartë që vjen nga nëntoka e shërbimeve sekrete.


-Lexo edhe:

Si Kina po ndihmon fshehurazi luftën e Rusisë në Ukrainë?

Drejtësia ta detyrojë Edi Ramën, të heq zonat e naftës nga kthetrat e mafies koncesionare të lidhur me mafien politike

Raporti flet për një zhvillim që s’ka logjikë në vetvete, pasi ngre alarmin e dërgimit të ushtrisë së Kosovës në veri, me urdhër të Albin Kurtit.

Por ky lajm, i cili ka gjetur botim edhe te “Danas”, duhet marrë realisht si një shqetësim real nga ana e Beogradit se, Prishtina nuk do ta lërë veriun e Kosovës në kontrollin serb.

E në fakt këtë e thotë edhe dokumenti i publikuar, që duket natyrshëm që ka dalë nga drejtoria e dizinformimit të BIA. Sipas dokumentit, Albin Kurti do të ndryshojë realitetin 20 vjeçar, për të marrë totalisht kontrollin e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Raporti thekson se Kurti dëshiron të vendosë që edhe në Veri të mos jetë serbishtja gjuha e vetme e zyrtare në dokumentet e pushtetit vendor, policisë, administratës etj., por ashtu siç thuhet në Kushtetutën e Kosovës, çdo dokument duhet të shkruhet shqip, serbisht dhe anglisht.

Frika e shërbimit sekret serb fshihet pas shkërmoqjes së planit për bojkotin e të gjitha institucioneve të Kosovës. Ky plan siç dihet nuk funksionoi, pasi 10 deputetët e Listës Serbe u zëvendësuan brenda ditës, po nga lista pritëse e së njëjtës forcë politike.

Raporti i BIA-s, siç bën të ditur “Novosti”, thekson se ata janë të blerë nga SHBA dhe Albin Kurti.

“10 deputetët e shitur do të votojnë për dërgimin e ushtrisë së veri”, shkruan “Novosti”.

Më tej raporti thotë se pritet një ndryshim ligjor që të lejojë dërgimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në kufi me Serbinë. Ky vendim kërkon dy të tretat e votave të deputetëve, e duke pasur parasysh se të gjithë partitë do ta votonin, diferencën e bëjnë deputetët serbë. Por edhe nëse opozita nuk e pranon, vetëm me 10 deputetët serbë dhe ata të partive të tjera, Albin Kurti e ka siguruar shumicën, thotë “Novosti”, duke cituar raportin e BIA.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, votat e deputetëve serbë janë gjithashtu vendimtare për miratimin e ligjeve që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës zyrtare, arsimin apo vetëqeverisjen lokale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi dje pas takimin me partitë serbe të veriut të Kosovës se Prishtina ka nisur një aksion operacional për dëbimin e serbëve nga veriu. Ai tha se ky aksion ka tre synime.

E para është legalizimi i pozitës së ushtrisë së Kosovës, përmes ndryshimeve në Kushtetutë.

E dyta është – edhe përmes ndryshimeve në aktin më të lartë ligjor – heqja e së drejtës së përfaqësimit të serbëve me 10 deputetë në Kuvendin e Prishtinës, sepse pa votat e përfaqësuesve serbë, ligjet kushtetuese nuk mund të kalojnë, siç janë përdorimi i gjuhës, mbrojtja e trashëgimisë kulturore etj.

Dhe qëllimi i tretë i Kurtit, gjithmonë sipas mediave serbe, është që të vazhdojë të zyrtarizojë vendosjen e forcave speciale të sigurisë në veri, nën sloganin e luftimit të krimit. Deklaratë që qartësisht vërteton se raporti i shërbimit sekret serb është miratuar nga Vuçiç. / Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter

Berisha porosi deputetëve: Nesër kemi betejë të fuqishme në Parlament me PS, bëhuni gati

Parlamenti Europian miraton rezolutën, shpall Rusinë shtet terrorist

Lajmi i Dites

14 kompanitë “lavatriçe” të trafikantit Gentian Filaj, personi ‘kyç’ që lidh Damian Gjiknurin me oligarkun e Putinit, Oleg Deripaska

14 kompanitë “lavatriçe” të trafikantit Gentian Filaj, personi ‘kyç’ që lidh Damian Gjiknurin me oligarkun e Putinit, Oleg Deripaska

04/02/2023, 16:37

Lajmet e fundit

Bordi i Transaprencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

04/02/2023, 16:46
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen

“Si Izraeli”; Plani i NATO-s për t’i dhënë fitoren Ukrainës

04/02/2023, 16:40

Si Kina po ndihmon fshehurazi luftën e Rusisë në Ukrainë?

04/02/2023, 16:33

Moti i keq në Kinë / Banori harroi derën hapur, pallati kthehet në shpellë akulli pas temperaturave deri në -40C

04/02/2023, 16:20
“Po fola për Çelsin mund të më arrestojnë”, Jurgen Klop: E kemi trashur shumë situatën në kampionat, duhet të reagojmë

“Po fola për Çelsin mund të më arrestojnë”, Jurgen Klop: E kemi trashur shumë situatën në kampionat, duhet të reagojmë

04/02/2023, 16:10

“Paratë ishin në krevatin e Alda Klosit, mbuluar me batanije”, Klodiana Lala zbulon detaje nga dëshmia e pastrueses Rozeta Dobi

04/02/2023, 15:55

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In