Aktualitet14 Qershor 2019, 16:17

Raportohet se është ndaluar nga policia në Elbasan, vjen reagimi i Zylyftar Bregut për të “vërtetën”

Shkruar nga Pamfleti
Raportohet se është ndaluar nga policia në Elbasan, vjen reagimi

Raportohet se është ndaluar nga policia në Elbasan, vjen reagimi i Zylyftar Bregut për të “vërtetën”

Pas lajmeve se ishte shoqëruar nga ana e policisë, pedagogu i gazetarisë Zylyftar Bregu ka folur se si qëndron e vërteta.

Ai është shprehur se nuk ka asnjë të vërtetë në këtë histori, dhe se ai nuk ishte ndaluar, por ndodhet jashtë vendit, në Maqedoni, duke kryer një provim me studentët, pasi jep mësim edhe në Tetovë.

“Jo, jo as nuk kam dijeni per kete! Jam ne universitetin e Tetoves duke kryer provimin me studentët”, shprehet Bregu.

Derimë tani mbetet e konfirmuar shoqërimi i antëtares së AMA-s Suela Musta, e cila dyshohet se të ketë ndikuar në dhënien e një license kabllori për fisin Capja. Duhet thënë se derimë tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e policisë apo prokurorisë mbi këtë operacion të gjerë që po ndërmerret.

Forcat RENEA kanë bllokuar të gjithë hapësirën ku ndodhet resorti në pronësi të familjes Çapja dhe e kanë rrethuar atë që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, në Elbasan.

Derimë tani në kuadër të këtij aksioni janë shoqëruar rreth 50 persona, 9 prej të cilëve u është prerë urdhërarresti. Mes personave të arrestuar është dhe Florenc Çapja, i akuzuar për pengmarrje dhe vrasje.

Aktualitet Raportohet se është ndaluar nga policia në Elbasan vjen reagimi i Zylyftar Bregut për të “vërtetën” Zylyftar Bregut