alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Rasti Kavala: Sprova e re mes BE dhe Turqisë

25/10/2021, 13:07
ne Bota
A A
Rasti Kavala: Sprova e re mes BE dhe Turqisë

Rasti Kavala: Sprova e re mes BE dhe Turqisë

Osman Kavala ndodhet në paraburgim nga viti 2017. Së fundmi 10 ambasadorë nga vende të ndryshme kërkuan lirimin e tij. Presidenti turk reagoi i zemëruar. Kërcënon prishja e marrëdhënieve të Turqisë me BE?


-Lexo edhe:

Evropa duhet të shpallë zyrtarisht luftën ekonomike

Kanada ashpërson sanksionet ndaj Rusisë, nën shënjestër 46 subjekte të lidhura me sektorët e mbrojtjes ruse

Osman Kavala nuk është dënuar asnjëherë për ndonjë krim, e megjithatë ai qëndron në paraburgim prej katër vitesh. Kjo megjithë një vendim të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Këshilli i Europës në shtator kërcënoi Turqinë me masa disiplinore, duke u bazuar tek vendimi i Gjykatës Europiane, në rast se nuk e liron 64 vjeçarin.

Turqia nuk e njeh vendimin e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut nga viti 2019. Aty thuhet, se Turqia në procedurën kundër Kavalas ka shkelur konventën për të drejtat e njeriut, e ai duhet të lirohet menjëherë. Arrestimi është i motivuar politikisht, nuk ka prova të qarta për fajësimet. Turqia u kundërpërgjigj, se vendimi i gjykatës nuk është përfundimtar. Presioni ndërkombëtar për rastin Cavala është rritur ndërkohë.

Deklarata e ambasadorëve

Ambasadorët nga Gjermania, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Suedia, SHBA kërkuan më 18 tetor një vendim “të shpejtë dhe të drejtë” në rastin Kavala. Në një deklaratë të përbashkët ata kërkuan që Turqia të zbatojë vendimin e Gjykatës Europiane. “Vonesat e vazhdueshme në procesin e Kavalas së bashku me bashkimin e disa procedurave penale të ndryshme dhe fajësimet e reja pas lirimit hedhin hije mbi respektimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe transparencës në sistemin turk të drejtësisë”, thuhet në deklaratë. Presidenti turk e hodhi poshtë deklaratë dhe reagoi i zemëruar. Në fillim ai kërkoi që ata të thirren në Ministrinë e Jashtme, kërcënoi me dëbimin dhe i shpalli së fundmi “persona non grata”. Sipas rregullave diplomatike pas këtij hapi vjen dëbimi.

Për çfarë akuzohet Kavala?

Më 12 tetor 2017, Kavala u arrestua gjatë një aktivitetit të organizatës së krijuar prej tij, Anadolu Kültur me Institutin Goethe. Akuza kundër tij: Ai ka financuar protestat e Parkut Gezi në vitin 2017 dhe ka dashur me këtë të shkatërrojë rendin kushtetues. Kavala u dërgua menjëherë në burgun e sigurisë së lartë në Silivri, para Stambollit. Në shkurt 2020 ai u lirua, por pak orë më vonë u paraqit një urdhërarrest i ri kundër tij. Këtë herë ai akuzohet, se ka qenë i përfshirë në përpjekjen për puç ushtarak në vitin 2016. Një muaj më vonë akuza të tilla u rrëzuan, por ai ka mbetur në paraburgim, këtë herë me akuzën e “spiunazhit politik dhe ushtarak”.

Në maj 2020 Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut hodhi poshtë kërkesën e Turqise për ta dërguar në një instancë tjetër për sqarim vendimin e vitit 2019.

Procedurat kundër Osman Kavala

Turqia vazhdon të veprojë kundër Kavala. Në shtator 2020 autoritetet e drejtësisë në Stamboll ngritën akuza të reja; Kavala akuzohet se ka bashkëpunuar me Henry Barkey, një shkencëtar turk të njohur në SHBA. E sërish bëhet fjalë për “rolin në puçin ushtarak”. Në janar 2021 drejtësia turke tërhoqi lirimin nga akuzat për parkun Gezi. Kjo akuzë trajtohet tani në një procedurë të përbashkët për përpjekjen për puç ushtarak dhe akuzat për spiunazh. Kavala mbetet në burgim.

Procedura për akuzat në lidhje me Parkun Gezu u bashkua në korrik 2021 me një procedurë tjetër penale. Aty akuzohen 35 anëtarë të klubit të futbllit, Besiktas për organizimin e një përpjekjeje për puç në protestat Gezi. Procesi pritet të fillojë më 26 nëntor. Avokatët e Kavalas thonë, se akuzat bazohet vetëm në supozime dhe mungojnë të gjitha provat.

Kush është Osman Kavala?

Kavala është një nga personalitetet më të njohur në shoqërinë civile turke. Sipërmarrësi turk ka ndikuar nga fillimi i viteve 80-të në krijimin e disa shtëpive botuese në Turqi dhe më vonë ka mbështetur një sërë organizatash të shoqërisë civile në Turqi. Në vitin 2020 ai krijoi Anadolu Kültür. Tek qëllimet e kësaj organizate bëjnë pjesë prodhimi dhe nxitja e artit dhe kulturës në Turqi, mbështetja e iniciativave lokale, larmia kulturore dhe të drejtat si edhe forcimi i bashkëpunimit lokal dhe ndërkombëtar. Kavala bënte pjesë tek themeluesit e degës turke të Open Society, fondacionit të filantropit, George Soros, një armik i shpallur i populistëve./ DW

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

Evropa duhet të shpallë zyrtarisht luftën ekonomike

27/06/2022, 23:00
Kanada ashpërson sanksionet ndaj Rusisë, nën shënjestër 46 subjekte të lidhura me sektorët e mbrojtjes ruse
Bota

Kanada ashpërson sanksionet ndaj Rusisë, nën shënjestër 46 subjekte të lidhura me sektorët e mbrojtjes ruse

27/06/2022, 19:57
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmi me raketa në Kremenchuk
Bota

Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmi me raketa në Kremenchuk

27/06/2022, 19:45
Boris Johnson dënon sulmin në qendrën tregtare në Ukrainë: Tregon "thellësitë e mizorisë dhe barbarisë", ku po zhytet Putini
Bota

Boris Johnson dënon sulmin në qendrën tregtare në Ukrainë: Tregon thellësitë e mizorisë dhe barbarisë, ku po zhytet Putini

27/06/2022, 19:14
Nën pushtetin rus, bie zia e bukës në Mariupol; banorët 'të detyruar të gjuajnë pëllumba'
Bota

Nën pushtetin rus, bie zia e bukës në Mariupol; banorët ‘të detyruar të gjuajnë pëllumba’

27/06/2022, 18:47
Bota

“I poshtër dhe tinëzar”, shokët e klasës rrëfejnë fëmijërinë e Putinit dhe historitë e dështuara të dashurisë; si u fiksua pas KGB-së

27/06/2022, 18:14
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Sherr në Përputhen, ja djemtë që u përjashtuan nga emisioni

Dhuna në familje shifra alarmante në Kosovë, për 9 muaj, rreth 1.400 raste

Lajmi i Dites

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

27/06/2022, 12:09

Lajmet e fundit

“Këta të Niklës janë acaruar se vrisnin për hiç gjë”, Hoxha dhe Lala: Dumani ka folur për ngjarje të tjera, do ketë arrestime

27/06/2022, 23:06

 E çuditshme, por e vërtetë, ish-pronari i Formula 1, është bërë baba për herë të katërt në moshën 91-vjeçare

27/06/2022, 23:03

Evropa duhet të shpallë zyrtarisht luftën ekonomike

27/06/2022, 23:00

Kosovarët kanë kredi prej 3.9 miliardë euro në bankat e vendit

27/06/2022, 22:51

“Berisha mbështetës i Bashës”, Majlinda Bregu: Duhet të largohen të dy, PD e ka vendosur fatin e saj

27/06/2022, 22:50

Arresti për zv/drejtorët e policisë, reagon PD: U faktua lidhja e efektivëve me krimin, presim një hetim të plotë

27/06/2022, 22:47

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In