Aktualitet25 Tetor 2018, 14:25

Rasti “Khashoggi”, si po e përdor Turqia për interesat e saj

Shkruar nga Pamfleti
Rasti “Khashoggi”, si po e përdor Turqia për interesat e

Rasti “Khashoggi”, si po e përdor Turqia për interesat e saj

Marrëdhënia SHBA-Turqi arriti pikën e vlimit këtë vit mbi arrestimin lidhur me paraburgimin nga Ankaraja të pastorit amerikan Andreë Brunson. Autoritetet turke e mbajtën në mënyrë të paligjshme Brunsonin për dy vjet, duke pretenduar se ai ishte spiun dhe punoi me terroristët. Presidenti Donald Trump miratoi dhe përuroi tarifat mbi Ankaranë lidhur me burgimin në gusht, duke dëmtuar rëndë ekonominë e Erdoganit. Turqia përfundimisht e liroi Brunsonin këtë muaj, por marrëdhënia mbetet ende e vështirë.

Shkruan Alex Ward

Në tre javët e fundit që pasuan vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, Turqia i ka prirë një fushate të ashpër që bën përgjegjëse Arabinë Saudite. Autoritetet turke i kanë dhënë shtypit ndërkombëtar – sigurisht me autorizimin e zyrtarëve të lartë – detaje që tregojnë makabritetin e vrasjes së Khashoggit. Presidenti turk, Erdogan, tha dy ditë më parë se një vrasje e tij është njollë në ndërgjegjen e njerëzimit.

Po pse Turqia po ushtron kaq shumë presion mbi Arabinë Saudite?

Një arsye është se vrasja ndodhi në Turqi dhe kjo e vë në siklet qeverinë e Erdoganit.

“Turqit janë të shqetësuar se sauditët vranë një person në Stamboll”, thotë Aaron Stein, një ekspert i Turqisë në Këshillin Atlantik në Uashington. “Është një shkelje groteske e protokollit”.

Por, më e rëndësishmja, është se Ankaraja dhe Rijadi janë futur prej vitesh në një betejë për të ardhmen e rajonit, veçanërisht mbi rëndësinë e fesë dhe ndikimit perëndimor në politikën e saj.

Duke akuzuar Arabinë Saudite mbi çështjen Khashoggi – në mënyrë të veçantë Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, ose MBS, udhëheqësi de facto i vendit – kjo i leverdis Turqisë. Ai i jep Ankarasë një përparësi momentale, por jo më pak kritike, në këtë luftë.

“Është një situatë ku ajo që është e drejtë dhe ajo që duket me përfitim përputhen”, thotë Hoëard Eissenstat, një ekspert i Turqisë në Universitetin e Shën Laërence.

Prishja e marrëdhënieve Ankara-Riad daton kur shpresat demokratike të nxitura nga Pranvera Arabe u shfaqën fillimisht në Egjipt.

Ankaraja mbështeti Mohamed Morsin, anëtar i grupit të Vëllazërisë Myslimane Islame, pasi fitoi zgjedhjet e qershorit të 2012 në vend, për të pasuar Hosni Mubarakun. Riadit nuk i pëlqeu rezultati i votimit, kjo sepse Arabia Saudite beson se Vëllazëria Myslimane është një kërcënim ekzistencial ndaj sundimit monarkik dhe autoritar të Riadit.

Kështu që kur ushtria e Egjiptit e largoi Morsin në korrik 2013, pak më shumë se një vit pas zgjedhjeve, Arabia Saudite e mbështeti përmbysjen. Riadi që atëherë ka mbështetur Abdel Fattah el-Sisi, gjenerali që është ende në pushtet pas një grushti të orkestruar shteti.

Kjo gjë nxiti përplasjen. “Turqia dhe Arabia Saudite tani shohin njëri-tjetrin si udhëheqës në anët e kundërta të një debati të madh në Lindjen e Mesme për stabilitetin përballë populizmit”, thotë Eissenstat, i cili ka lidhje me Projektin për Demokracinë e Lindjes së Mesme.

Në fakt, Turqia e shihte zgjedhjen e Morsit si atë që mund të ishte e ardhmja e rajonit – një zonë ku demonstratat popullore dhe politika demokratike mund të përmbysin fuqitë autoritare. Por Arabia Saudite e pa atë si një kërcënim për status quo-në, dhe prandaj mbështeti planet e ushtrisë egjiptiane për të rrëzuar nga pushteti udhëheqësin e zgjedhur me votë.

Një tjetër pikë ku nuk bien dakord Turqia dhe Arabia Saudite është ajo se sa ndikim duhet të ketë Amerika në Lindjen e Mesme. Riadi ka përqafuar aleancën me amerikanët që nga viti 1945 dhe që atëherë e ka parë Uashingtonin si një mbështetës të vendosur ekonomik dhe ushtarak. Pa Shtetet e Bashkuara, thonë ekspertët, Arabia Saudite nuk do të ishte fuqia rajonale që është sot.

Por Erdogani nga ana tjetër  dëshiron që Uashingtoni të ketë më pak ndikim në Lindjen e Mesme. Megjithëse Turqia është anëtare e NATO-s, vitet e fundit ajo është afruar me kundërshtarë të SHBA-ve si Rusia, Irani dhe Venezuela. Ajo po lufton kundër kurdëve që mbështeten nga SHBA-të në Siri, sepse vendi i sheh këto forca si zgjatim i një grupi terrorist.

Marrëdhënia SHBA-Turqi arriti pikën e vlimit këtë vit mbi arrestimin lidhur me paraburgimin nga Ankaraja të pastorit amerikan Andreë Brunson. Autoritetet turke e mbajtën në mënyrë të paligjshme Brunsonin për dy vjet, duke pretenduar se ai ishte spiun dhe punoi me terroristët. Presidenti Donald Trump miratoi dhe përuroi tarifat mbi Ankaranë lidhur me burgimin në gusht, duke dëmtuar rëndë ekonominë e Erdoganit. Turqia përfundimisht e liroi Brunsonin këtë muaj, por marrëdhënia mbetet ende e vështirë.

Së fundi, Turqia dhe Arabia Saudite kanë qëndrime të kundërta në lidhje me bllokadën ndaj Katarit.. Në vitin 2017, Riadi filloi një luftë diplomatike me vendin e vogël të Gjirit sepse ai përkrahu protestat e Pranverës Arabe dhe islamin politik dhe përdori “Al Jazeera”-n për ta bërë këtë. Kjo kërcënonte monarkinë. Ai gjithashtu nuk ndikoi që Katari të afrohej më Iranin, rivalin rajonal të Arabisë Saudite prej dekadash.

Turqia, megjithatë, e ka përkrahur Katarin përkundër izolimit. Ajo ka dërguar në Katar qindra anije dhe aeroplanë të mbushur me ushqime dhe e ka rritur praninë e saj ushtarake atje.

Pra, siç është e qartë, Turqia dhe Arabia Saudite mbeten në pozita tërësisht të kundërta. Kjo është arsyeja pse Ankaraja e përdori rastin Khashoggi për t’i dhënë formë një politike të jashtme kundrejt Arabisë Saudite që i shkon për shtat interesave të saj.

Forum Alex Ward Jamal Khashoggi Recep Tayyip Erdoğan