Ditën e sotme u mbajt raundi i parë në Parlament për votimin e Presidentit të ri, por që nuk pati asnjë kandidat të propozuar nga të dyja palët.
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka ndërsa prezantoi raportin e miratuar nga Komisioni i Ligjeve për procesin e zgjedhjes së presidentit, njoftoi se deri në momentin kur ishin përcaktuar afatet nuk u dorëzua asnjë kandidaturë.
Seanca zgjati rreth vetëm 5 dhe pati thjesht formalitete sa për procedurë.
Ndërsa nëpërmjet disa fotografive sjellim edhe momente të kësaj seance ku shihet se të pranishëm janë edhe kryeministri Edi Rama, deputetë dhe politikanë, mes të cilëve, Elisa Spiropali, Enkelejd Alibeaj.
Pas seancës Rama tha i sigurtë se maxhoranca i ka votat për ta zgjedhur Presidentin e ri në raudin e katërt e të pestë, kur majftojnë 71 vota.
Për zgjedhjen e kreut të Shtetit, Kushtetuta ka parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
Konferenca e kryetarëve pritet të mblidhet ditën e nesërme për të përcaktuar datën për mbajtjen e raundit të dytë në parlament.














