alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Reagimet për provokimin serb në Botëror, ministri Hajrulla Çeku: Jam kërcënuar me jetë

28/11/2022, 17:35
ne Prishtine
A A

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, Hajrulla Çeku deklaroi se është kërcënuar me jetë nga serbët.


-Lexo edhe:

Presioni ndaj Kosovës nga BE, diplomati: Gabimi i Albin Kurtit ndihmoi Serbinë

Dialogu Kosovë- Serbi/ Vuçiç konfirmon krizën në koalicionin qeverisës

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Çeku u shpreh se kërcënimet kanë ardhur si mesazhe në rrjete sociale, por edhe në mënyrë private, të cilat përmbajnë ndër të tjera, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes.

Çeku nënvizoi se kërcënimet erdhën pas reagimit ndaj flamurit, ku gjendej harta e Kosovës me ngjyrat e Serbisë, shpalosur fillimisht nga tifozët serbë në Botërorin “Katar 2022” dhe më pas nga futbollistët serbë në dhomat e zhveshjes.

Sipas tij, shovinizmi serb është rreziku më i madh për paqen, stabilitetin dhe demokracinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Janë mesazhe, të cilat janë dërguar edhe në hapësirën publike të rrjeteve sociale, të profileve, por edhe private, të cilat përmbajnë fyerje, gjuhë të urrejtjes, por edhe kërcënimeve direkte, si pasojë e asaj që ka ndodhur dhe reagimet që kemi pasur si institucione dhe si shoqëri, në raport me aktin skandaloz të ekipit të futbollit të Serbisë në Botërorin e Katarit. Me një flamur i cili nuk ishte vetëm simbol nacionalist, për më tepër, një veprim shovinist, një pretendim i qartë pushtues, një aspiratë territoriale e Serbisë në raport me Republikën e Kosovës.

Pas këtyre reagimeve dhe sensibilizimit të opinionit botëror, përfshirë edhe FIFA-n dhe nisjes së procedurës disiplinore ndaj Serbisë, si pasojë erdhën edhe këto mesazhe me përmbajtje shumë problematike. Për hir të së vërtetës, nuk është diçka e re, sepse gjuhë të tillë ekstremiste nga Serbia, kemi pasur edhe në të kaluarën. Këtu targetohen edhe zyrtarë të shtetit të Kosovës, edhe intelektualë publikë, edhe shoqëria civile. Për mua, është edhe një dëshmi se shovinizmi serb është rreziku më i madh për paqen, stabilitetin dhe demokracinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi ai.

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka njoftuar të shtunën se ka nisur masa disiplinore ndaj Federatës Serbe të Futbollit për varjen e një flamuri me përmbajtje politike në raport me Kosovën në dhomat e zhveshjes përpara se të luante të enjten me Brazilin në Kupën e Botës në Katar.


smile
Lajmi Tjeter

“Nuk e harrojmë Ballkanin”, Presidenti gjerman flet para vizitës në Tiranë: Serbia t’i japë fund “lojës me dy porta"

Brazil-Zvicër, pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura

Lajmi i Dites

Nëse SPAK “zbërthen” Gjiknurin, zbulon krimet e bëra me koncesionet e naftë-gazit; Edi Rama është pazarxhiu urdhërues

07/02/2023, 9:36

Lajmet e fundit

I riu nën rrënoja në Siri publikon videon tronditëse: Nuk di a do të vdes apo do të mbijetoj

08/02/2023, 8:10
Ditët e ftohta, si të ushqehemi dhe të ruhemi nga virozat

Ditët e ftohta, si të ushqehemi dhe të ruhemi nga virozat

08/02/2023, 8:09
Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët udhëhiqen nga shija

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët udhëhiqen nga shija

08/02/2023, 7:58
Blanco

Festivali i Sanremos 2023, këngëtari tërbohet dhe shkatërron skenën; pamjet bëhen virale në rrjet (VIDEO)

08/02/2023, 7:52

Tërmeti në Turqi dhe Siri, shkon mbi 8 mijë numri i viktimave; qindra mijëra persona kërkojnë strehim

08/02/2023, 7:33
"Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”

08/02/2023, 7:32

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In