Kosova10 Korrik 2022, 11:53

Reagojnë historianët pas përplasjes mes Qeverisë dhe Europa Nostras: Manastiri rrezikohet vetëm nga Sava Janjiç

Shkruar nga Pamfleti
Reagojnë historianët pas përplasjes mes Qeverisë dhe Europa

Manastiri i Deçanit është bërë sërish qendër e diskutimeve pas përplasjes mes Qeverisë së Kosovës dhe organizatës Europa Nostra. Kjo e fundit e listoi manastirin si një nga shtatë monumentet më të rrezikuara në Evropë për vitin 2021, ndërsa ministrat Liburn Aliu dhe Hajrulla Çeku kërkuan kërkimfalje nga kjo organizatë. Në këtë mes, nuk ka munguar as reagimi i manastirit. Përmes një postimi në Twitter, ata kanë thënë se “për 6 vite me radhë po injorohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokën e manastirit dhe marrëveshja për Këshillin e Monitorimit të Zbatimit për një rrugë anësore rreth zonës së mbrojtur të manastirit”.

Lidhur me këtë çështje kanë reaguar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan. Kryetari i kësaj lidhje, Shkodran Imeraj, përmes një reagimi ka thënë se manastiri është një ndër vendet më të sigurta në Kosovë dhe se ai rrezikohet vetëm nga Sava Janjiç.

“Cilësimet e Organizatës jo-qeveritare (OJQ) “Europa Nostra”, për rrezikshmërinë e Manastirit të Deçanit, nuk janë të qëndrueshme. OJQ “Europa Nostra”, duhet të dije se Manastirin e Deçanit, që nga ndërtimi i tij e deri me sot, e kanë ruajtur dhe siguruar banorët vendas shqiptar. Pra, Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar nga shqiptarët. Ai monumente rrezikohet vetëm nga politika dashakeqe e kreut të saj, Igumenti Sava Janjiç”, thuhet në reagim.

Ndër të tjerash, në reagim thuhet se tentimi i Sava Janjiç për të devijuar ndërtimin e rrugës “është tentim i qartë për të i hapur mundësinë e futjes në geto Manastirit dhe krijimin e kushteve për themelimin e një territori të shkëputur nga juridiksioni i shtetit të Kosovës”, shkruan Express.

“Tentimi i Igumenti Janjiç, për të devijuar rrugën me ndërtimin e një traseja të re kah pjesa e Isniqit dhe kah pjesa e grykës së Lloqanit, dhe mos lejimi i kalimit të njerëzve dhe automjeteve në rrugën ekzistuese është tentim i qartë për të i hapur mundësinë e futjes në geto Manastirit dhe krijimin e kushteve për themelim e një territori të shkëputur nga juidiksioni i shtetit të Kosovës. Idesë së kreut të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, me të madhe është duke i ndihmuar edhe OJQ “Europa Nostra”, e cila me Manastirin po bën politike hileqare. I japim mbështetje të plotë dhe të pa rezervë në qëndrimet e saja rreth kësaj teme Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera Republikës, të cila si asnjëherë më parë janë tepër parimore në këtë temë”, thuhet në reagim.

Në fund, historianët kanë përsëritur qëndrimin se Janjiç duhet ta ndalë sa më parë fushatën kundër shtetit të Kosovës dhe ta pranojë shtetësinë e Republikës së Kosovës.

“Përsërisim qëndrimin tonë së kreu i Manastirit, Sava Janjiç, duhet të ndal sa me pare fushatën kundër shtetit të Kosovës, dhe të pranojë shtetësinë e Republikës së Kosovës, e të mos luaj me standardet të dyfishta. Pra ai nuk duhet të luaj me petkun e klerikut, sepse petku i klerikut i takon klerikut e jo politikanit”.

Reagimi i plotë:

Reagim ndaj Organizatës “Europa Nostra” dhe Deklaratës së fundit të kreut të Manastirit të Deçanit

Manastiri i Deçanit, është nder vendet me të sigurta në Kosovë, pasi që objektin dhe zonën për rreth tij e sigurojnë forcat e Aleancës së NATO-së. Tashmë, ka ardhur koha që sigurinë e Manastirit, të e bëjnë Policia e Kosovës. Cilësimet e Organizatës jo-qeveritare (OJQ) “Europa Nostra”, për rrezikshmërinë e Manastirit të Deçanit, nuk janë të qëndrueshme.

OJQ “Europa Nostra”, duhet të dije se Manastirin e Deçanit, që nga ndërtimi i tij e deri me sot, e kanë ruajtur dhe siguruar banorët vendas shqiptar.

Manastiri i Deçanit, në të gjitha etapat e historisë sonë, është ruajtur dhe respektuar nga popullsia vendase shqiptare. Me shekuj të tërë Manastiri ka bashkëjetuar dhe vazhdon të qëndroj edhe sot në bashkëjetesë të plotë me popullsinë vendase shqiptare.

Pra, Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar nga shqiptarët. Ai monumente rrezikohet vetëm nga politika dashakeqe e kreut të saj, Igumenti Sava Janjiç.

Përfaqësuesit e OJQ “Europa Nostra”, duhet me patjetër të vizitojnë lokalitetin arkeologjik “Kulla e Qelisë”, i cili është tepër i rrezikuar nga mos ndërhyrja në te. Mos lejimi nga ana e Manastirit të Deçanit, që institucionet e Kosovës të ndërhynë në lokalitetin arkeologjik “Kulla e Qelisë”, e rrezikon tej masë këtë monumente antik që të zhdukët nga faqja e dheut.

Pra, OJQ “Europa Nostra”, nuk duhet të beje politike me Manastirin e Deçanit. Ajo duhet të qëndroj larg politikës.

Dënojmë ashpër qëndrimin e djeshëm të kreut të Manastirit të Deçanit, Igumenit Sava Janjiç, i cili duke berë reagim në emër të institucionit, kërkon zbatimin e aktgjykimit anti ligjor dhe anti kushtetuesë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktgjykimit i cili bazën e ka në ligjet e kohës së Millosheviçit dhe si i tillë ai vendim nuk duhet të zbatohet ngase do të prodhoj efekt zinxhirë, pra do të jetë precedent i rrezikshëm për Kosovën, ngase në Kosovë janë me dhjetëra kisha politike të cilat i ka ndërtuar shteti serb gjatë viteve 1989-1999 dhe ju ka falur toka gjithnjë duke u bazuar në legjislacionin e dhunshëm të viteve 1989-1999 që ka nxjerrë për Kosovën.

Pra Gjykata Kushtetuese e Kosovës me aktgjykimin e saj të majit të vitit 2016, për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, ka shkelur rende Kushtetutën e Kosovës, respektivisht Nenin 113, paragrafin 7. Si i tillë aktgjykimin i kushtetuesës është anti kushtetuesë dhe anti ligjor me legjislacionin e Kosovës.

Është absurde kërkesa e Igumenti Sava Janjiç, për zbatimin e kinse një marrëveshje (ujdie) të disa viteve me parë, me të cilën institucionet e Kosovës duhet të devijojnë rrugën e cila bie kah Manastirit i Deçanit.

Devijimi i rrugës sipas kërkesave të Manastirit të Deçanit nuk duhet të pranohet nga institucionet e Kosovës, ngase është e papranueshëm devijimi i rrugës, sepse me mija vjet rruga ka qenë e kalueshme dhe e qasshme për qarkullim ajo që kalon në afërsi të Manastirit.

Tentimi i Igumenti Janjiç, për të devijuar rrugën me ndërtimin e një traseja të re kah pjesa e Isniqit dhe kah pjesa e grykës së Lloqanit, dhe mos lejimi i kalimit të njerëzve dhe automjeteve në rrugën ekzistuese është tentim i qartë për të i hapur mundësinë e futjes në geto Manastirit dhe krijimin e kushteve për themelim e një territori të shkëputur nga juidiksioni i shtetit të Kosovës. Idesë së kreut të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, me të madhe është duke i ndihmuar edhe OJQ “Europa Nostra”, e cila me Manastirin po bën politike hileqare. I japim mbështetje të plotë dhe të pa rezervë në qëndrimet e saja rreth kësaj teme Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera Republikës, të cila si asnjëherë më parë janë tepër parimore në këtë temë.

Përsërisim qëndrimin tonë së kreu i Manastirit, Sava Janjiç, duhet të ndal sa me pare fushatën kundër shtetit të Kosovës, dhe të pranojë shtetësinë e Republikës së Kosovës, e të mos luaj me standardet të dyfishta. Pra ai nuk duhet të luaj me petkun e klerikut, sepse petku i klerikut i takon klerikut e jo politikanit.

Dr. Shkodran Imeraj Kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan .

Prishtine ''Europa Nostra'' Manastiri i Deçanit