Sport13 Nëntor 2018, 20:39

Real Madridi e ndan mendjen, vendos për trajnerin e ri të klubit

Shkruar nga Pamfleti
Real Madridi e ndan mendjen, vendos për trajnerin e ri të klubit

Reali i Madridit fiton Champions League dhe shkruan historinë, Liverpulin e vret portieri i vet (fotot dhe video)

Real Madrid ka emëruar Santiago Solari-n si trajnerin e përhershëm të klubit deri në qershor të vitit 2021. Solari u punësua si trajner i përkohshëm më 29 tetor pas shkarkimit të trajnerit spanjoll Julen Lopetegui.

Që prej atij momenti Real ka fituar katër ndeshjet e luajtura, starti më i mirë i një trajneri në historinë e klubit. Fitoret e Solari-t me Los Blancos kanë qenë ndaj Melilla në Copa del Rey, Viktoria Plzen në Champions League, dhe Real Valladoilid me Celta Vigo në La Liga.

Në këto ndeshje, Real ka shënuar 15 gola duke pësuar dy. Klubi, që ka konfirmuar zyrtarisht Solari-n ka dhënë një deklaratë të shkurtër në faqen zyrtare.

Sport Real Madrid Solari