Sport30 Dhjetor 2022, 16:38

Reali i Madridit e kërkonte në kulmin e karrierës, mësohet arsyeja pse Pele nuk luajti kurrë për një klub europian

Shkruar nga Pamfleti
Reali i Madridit e kërkonte në kulmin e karrierës, mësohet

Reali i Madridit e kërkonte në kulmin e karrierës, mësohet arsyeja pse Pele nuk luajti kurrë për një klub europian

Pse Pele nuk luajti kurrë për një klub evropian? Epo, duke folur për karrierën e tij të shkëlqyer, ai shpjegoi pse refuzoi një lëvizje te Reali i Madridit apo Napoli.

Të enjten, “Mbreti i lojës së bukur” mbylli përgjithmonë sytë në moshën 82- vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin e zorrës së trashë.

Ikona e Brazilit do të njihet gjithmonë si njëri nga futbollistët më të mëdhenj që ka hijeshuar ndonjëherë këtë sport, pasi ka luajtur për klubin dhe vendin.

Ai shënoi mbi 1000 gola për Santosin dhe fitoi tre Kupa Bote me Brazilin.

Natyrisht, heroizmat e tij për kombëtaren “Seleçao” tërhoqën shumë interes nga klubet elitare evropiane, me Realin e Madridit dhe Napolin të prirur për të ‘kapur’ sulmuesin brazilian.

Por, Pele nuk arriti të sigurojë një lëvizje në një klub të madh evropian gjatë karrierës së tij. Megjithatë, kjo ishte jashtë zgjedhjes.

Ai pretendon se ishte ‘shumë afër’ nënshkrimit për gjigantët spanjollë dhe ‘një herë’ me Napolin, i cili, natyrisht, mburrej me ikonën e tij, Diego Maradona nga viti 1984 deri në vitin 1991.

Pele nuk është penduar që nuk luajti në Evropë, sepse Santosi ishte fuqi në atë kohë dhe ai po shijonte kohën e tij në Brazil.

“Ka pasur shumë raste kur isha shumë afër nënshkrimit me Realin e Madridit, dhe një herë me Napolin në Itali”, kishte thënë fillimisht Pele.

“Nuk është për keqardhje. Unë isha te Santosi dhe në atë kohë ata ishin një skuadër e fuqishme”.

“Unë nuk luajta jashtë Brazilit sepse isha shumë, shumë i lumtur te Santosi, kalova 15-20 vitet më të mira të jetës sime atje. Kisha shumë propozime të tjera dhe jo vetëm nga Reali i Madridit, por isha mirë ku isha”, përfundonte braziliani.

Pele përfundimisht u largua nga Santosi pas 19 sezonesh të mira për t’u bashkuar me Nju Jork Kozmos në NASL në sezonin 1975.

Ai luajti dy sezone në Shtetet e Bashkuara, duke shënuar 37 gola përpara se të largohej përfundimisht nga futbolli.

Sikur Pele të kishte nënshkruar për një klub evropian, atëherë padyshim që ai do të kishte shënuar një numër marramendës golash. Është për të ardhur keq që ai kurrë nuk u transferua në Evropë, por trashëgimia e tij është vënë në gur pas suksesit të tij ekstrem te Santos dhe Brazili./Telegrafi

Sport legjenda braziliane Pele