Sport15 Gusht 2022, 00:09

Reali i Madridit “zgjohet” gjatë pjesës së dytë, një perlë e David Alaba ‘vulos’ fatin e takimit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Reali i Madridit “zgjohet” gjatë pjesës së dytë,

Reali i Madridit “zgjohet” gjatë pjesës së dytë, një perlë e David Alaba ‘vulos’ fatin e takimit (Video)

Reali i Madridit ka fituar me rezultatin 1 me 2 përballë Almeiras. Madrilenët siguruan tre pikët në javën e parë përmes shumë vështirësive, pasi e mbyllën pjesën e parë në disavantazh të një goli. 

E dyta më pas ndryshoi gjithçka, ku “Galaktikët” siguruan përmbysjen. Fillimisht ishte Lukas Vazkez në minutën e 61 që gjeti rrugën e rrjetës pas pasimit të Benzemas. Më pas në skenë doli Ançeloti, i cili aktivizoi Alaban për të gjuajtur një goditje dënimi. 

Pikërisht nga ky moment erdhi goli i fitores. Alaba shënoi mjeshtërisht në minutën e 75, për t’i dhënë fitoren Realit të Madridit. 

Sport Almeria La Liga Reali i Madridit