Sport 7 Janar 2023, 18:18

Realit nuk i mjafton Benzema, madrilenët pësojnë disfatë në transfertë, Barcelona ka shansin e arratisjes

Shkruar nga Pamfleti
Realit nuk i mjafton Benzema, madrilenët pësojnë disfatë

Realit nuk i mjafton Benzema, madrilenët pësojnë disfatë në transfertë, Barcelona ka shansin e arratisjes

Përfundon ndeshja e javës së 16 në La Liga. Vijarreali ka mposhtur Realin e Madridit me rezultatin 2-1. Zheremi Pino zhbllokoi ndeshjen në minutën e 47. Ky i fundit mori një top në zonën e rreptësisë dhe nuk gaboi. Gjithçka nisi nga një gabim i mbrojtësit Mendi.

Në minutën e 60, madrilenët barazuan shifrat, pasi fituan një penallti pas një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë nga mbrojtja vendase. Te pika e bardhë u paraqit Benzema, i cili u tregua i saktë.

3 minuta më vonë, “Nëndetësja e Verdhë” u rikthye në avantazh po nga pika e penalltisë. Ishte Moreno që transformoi në gol 11-metërshin e fituar pas një gafe të David Alaba.

Me këtë fitore, Vijarreali ngjitet në vendin e 4 me 27 pikë, po aq sa ka edhe Atletiko e Madridit, ndërsa Reali i Madridit mban vendin e parë me 38 pikë, sa edhe Barcelona kryesuese, por me katalanasit që kanë një ndeshje më pak dhe që do të kenë mundësinë të shkëputën nëse do të fitojnë nesër kundër Atletikos së Madridit.

Sport La Liga Reali i Madridit Vijarreali