
Realizoi golin e parë në një Kupë Bote, Levandovski nuk i mbajti lotët dhe shpjegon emocionet: Ëndërr e realizuar
Sulmuesi dhe kapiteni i kombëtares polake Robert Levandovski, pas golit të realizuar ndaj Arabisë Saudite, nuk i ka mbajtur lotët, duke festuar golin e shënuar.
Futbollisti i Barcelonës foli për emocionet pas fitores.
“Është një ëndërr e realizuar. Natyrisht që skuadra mbetet në vendin e parë dhe unë jam i kënaqur me suksesin, por një gol i shënuar në Kupën e Botës është vendimtar për një sulmues”, u shpreh ai pas takimit. Lewa ka luajtur gjithsej 5 ndeshje në Botëror.
Goli i shënuar ndaj sauditëve ishte i pari për Levandovskin në Kampionatin Botëror në karrierën e tij profesionale. Dhe goli ishte i 77 për të në fanelën e kombëtares polake.
Kujtojmë se sonte kombëtarja e Polonisë mundi Arabinë Saudite në Grupin C me rezultatin e pastër 2:0. Golat e shënuar nga Piotr Zielinski dhe Robert Levandovski.