Sport27 Prill 2022, 16:37

Rebelët nuk heqin dorë nga projekti, Juventusi, Reali dhe Barça rrezikojnë përjashtimin nga Champions League

Shkruar nga Pamfleti
Rebelët nuk heqin dorë nga projekti, Juventusi, Reali dhe Barça

Rebelët nuk heqin dorë nga projekti, Juventusi, Reali dhe Barça rrezikojnë përjashtimin nga Champions League

Pas fitores në apelin e Gjykatës së Madridit, UEFA ka filluar të mendojë lidhur me masat ndëshkimore që do të ndërmarrë ndaj klubeve që ishin nismëtarët e projektit të Superligës së Europës, me Realin, Juventusin dhe Barcelonën që duken të jenë të ndëshkuarat e para. 

 Tre klubet janë të vetmet të cilat kanë deklaruar se nuk kanë hequr dorë nga projekti dhe se vetëm e kanë lënë në pritje për momentin. Këto deklarata nuk i kanë pëlqyer UEFA-s, e cila ka vendosur t’i ndëshkojë me një gjobë prej 15 milion eurosh klubet. 

Mesazhi nga autoriteti më i lartë i futbollit europian ka qenë i qartë, nëse këto gjoba nuk paguhen këto tre klube do të përjashtohen nga Champions Liga në vitet e ardhshme. 

Sport Barcelona Juventus Real Madrid UEFA