alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Reçaku, ndërgjegja e vrarë e (pa) drejtësisë

21/01/2022, 16:03
ne Forum, Prishtine
A A
Reçaku, ndërgjegja e vrarë e (pa) drejtësisë

Reçaku, ndërgjegja e vrarë e (pa) drejtësisë

Raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të normalizohen përderisa në Beograd ka ende zyrtarë të politikës aktuale të cilët e mohojnë masakrën e Reçakut dhe masakrat tjera të kryera nga forcat serbe gjatë viteve 1988/99 në Kosovë. Prandaj tash e tutje Kosova do të duhej të del me një slogan: “Përgjegjësi penale para dialogut”

Shkruan Mehmet Prishtina


-Lexo edhe:

Berishës i ka ardhur në Tiranë Republikani, që demokratët shpresojnë ta ‘shpëtojë’

“I fiksuar me Kosovën”, Kurti: Putin dëshiron zhbërjen e progresit në vendin tonë!

Sot bëhen 23 vite nga masakra më brutale e forcave pushtuese serbe kundër popullatës civile të Kosovës. Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak në Komunën e Shtimes. Ngjarja e Reçakut u pasua nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë si dhe në Serbi.

Në ceremoninë e kujtimit të kësaj masakre, mori pjesë edhe ambasadori amerikan në Koasovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se “pranimi i të vërtetës së të kaluarës është vetëm hapi i parë kah drejtësia. Askush të mos harrojë ose mohojë se çka ndodhi këtu ose përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë u ngritën në mbrojtje të popullit të Kosovës”, tha Hovenier.

Hovenier citoi ish-Presidentin e SHBA-së, Bill Klinton që në atë kohë kishtë thënë: “Ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim që synonte të mbillte frikë të populli i Kosovës”.

Në kujtesën e popullit kjo masakër la gjurmë të pashlyera, ajo megjithatë, edhe pasi kanë kaluar 23 viteve, përpos dokumentimit që i është bërë këtij krimi, asnjë person nuk është gjetur përgjegjës a ndëshkuar për këtë krim, ndërkohë që hetimet për masakrën e Reçakut i ka marrë përsipër Prokuroria Speciale e Kosovës.

Për rrjedhojë, edhe pas 23 viteve të përfundimit të luftës në Kosovë, kanë ngelur hapur shumë pyetje që kërkojnë përgjigje nga ekspertët e krimeve të luftës, por mbi të gjitha nga politikanët se si ndodhi që Serbia deri më tani nuk ka dalur në bankën e të akuzuarve për masakrat që kanë krye forcat e saj pushtuese në periudhën e viteve 1998/99.

Shoqëria civile, bota akademike, mediat kanë qenë tepër pasivë në procesimin e  krimeve serbe në Kosovë.

Serbia gjithashtu ka qenë edhe  nxitëse  e dy luftërave ballkanike, në vitet 1912 dhe 1913, në të cilat kanë humbur jetën  mbi 500.000 shqiptarë të pafajshëm.

Të gjithë ata ekspertë që pretendojnë se Kosova nuk ka të drejtë të padisë Serbinë për gjenocid, megjithatë do të duhej ta dine se ekziston një adresë e cila quhet Gjykata Penale Ndërkombëtare, e cila funksionon aktualisht dhe merret ekskluzivisht me krimet shtetërore kundër civilëve, gjegjësisht me krimet që i bëjnë shtetet e caktuara në territoret e tyre, ose në shtetet tjera. Nga Kosova ka munguar një dosje me prova krimesh serbe nga terreni që do t’i adresohej kësaj gjykate dhe për pasojë Serbia tash e disa vite sillet si e shfajësuar, madje nuk mungojnë përpjekjet që serbët të paraqiten si viktima të, gjoja, reprezaljeve të Kosovës.

Dosja e munguar me këto krime, nuk mund të jetë justifikim për të vazhduar avazin e njëjtë, prandaj jo rastësisht muajve të fundit nga kabineti i kryeministrit Kurti kanë dalur zëra inkurajues për ngritjen e padisë për gjenocid kundër Serbisë. Kjo madje mund të jetë aktuale pikërisht tani kur mbi krerët institucional të Kosovës po kërkohet të bëjnë edhe më tepër koncesione ndaj Serbisë në prag të referendumit që pritet të mbahet më 16 janar të këtij viti. Çuditërisht nga BE ende po mungon një kërkesë drejtuar  Serbisë për marrjen e përgjegjësive penale, materiale, politike e morale për masakrat e kryera në Kosovë gjatë periudhës së viteve 1998/99 dhe për një listë të gjatë dëmesh në prone dhe për dhunën e ushtruar seksuale mbi rreth 20 mijë veta.

Raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të normalizohen përderisa në Beograd ka ende zyrtarë të politikës aktuale të cilët e mohojnë masakrën e Reçakut dhe masakrat tjera të kryera nga forcat serbe gjatë viteve 1998/99 në Kosovë. Prandaj tash e tutje Kosova do të duhej të del me një slogan: “Përgjegjësi penale para dialogut”, me të cilën do të bëhej e qartë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi mund të ndodhë vetëm atëherë kur do të mbyllen deri ndokund plagët e luftës, të cilat ende kullojnë gjak, sa nga mungesa e përgjegjësisë penale të Serbisë, po aq edhe nga neglizhenca ekstreme e faktorëve politikë, institucionalë, intelektualë, akademikë e mediatikë të Kosovës brenda këtyre 22 viteve të fundit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Berishës i ka ardhur në Tiranë Republikani, që demokratët shpresojnë ta 'shpëtojë'
Forum

Berishës i ka ardhur në Tiranë Republikani, që demokratët shpresojnë ta ‘shpëtojë’

15/05/2022, 22:21
"I fiksuar me Kosovën", Kurti: Putin dëshiron zhbërjen e progresit në vendin tonë!
Prishtine

“I fiksuar me Kosovën”, Kurti: Putin dëshiron zhbërjen e progresit në vendin tonë!

15/05/2022, 21:43
Shansi “fatal” i presidentit të ri për opozitën
Forum

Shansi “fatal” i presidentit të ri për opozitën

15/05/2022, 20:17
​Kurti takim me drejtuesit e kompanisë Matter dhe UCX
Prishtine

​Kurti takim me drejtuesit e kompanisë Matter dhe UCX

15/05/2022, 18:51
A po i rikthehet Kosova projektit amerikan të gazit?
Prishtine

A po i rikthehet Kosova projektit amerikan të gazit?

15/05/2022, 17:30
Presidenti, shanset më të mira zgjidhja e keqe
Forum

Presidenti, shanset më të mira zgjidhja e keqe

15/05/2022, 15:32
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Lajmi i trishtë për Shkodrën dhe futbollin shqiptar, ndahet nga jeta legjenda Ramazan Rragami

Lajmi i trishtë për Shkodrën dhe futbollin shqiptar, ndahet nga jeta legjenda Ramazan Rragami

E kanë të vështirë të thonë “po”, njihuni me 4 shenjat e horoskopit që nuk e duan aspak martesën

3 shenjat e Horoskopit që do të kalojnë një fundjavë të këndshme

Lajmi i Dites

Dy prova krimi shtetëror në favor të dinastisë “Gjiknuri” me resorte, toka e hotele në bregdet (fakte)

Dy prova krimi shtetëror në favor të dinastisë “Gjiknuri” me resorte, toka e hotele në bregdet (fakte)

14/05/2022, 14:00

Lajmet e fundit

Milani duhet të presë edhe 90 minuta për titullin, Interi fiton në Sardenjë, Lautaro udhëheq zikaltërit me një dopietë

Milani duhet të presë edhe 90 minuta për titullin, Interi fiton në Sardenjë, Lautaro udhëheq zikaltërit me një dopietë

15/05/2022, 22:53
A mund ta quajmë Putinin një 'Hitler' të ditëve të sotme?

A mund ta quajmë Putinin një ‘Hitler’ të ditëve të sotme?

15/05/2022, 22:52
Hipokrizia, si shenja dalluese e kësaj lufte çnjerëzore

Hipokrizia, si shenja dalluese e kësaj lufte çnjerëzore

15/05/2022, 22:44
Berishës i ka ardhur në Tiranë Republikani, që demokratët shpresojnë ta 'shpëtojë'

Berishës i ka ardhur në Tiranë Republikani, që demokratët shpresojnë ta ‘shpëtojë’

15/05/2022, 22:21
Mbyllet java e parafundit, Reali “blof” ndaj Kadizit, Granada e Uzunit tani është në dorë të Espanjolit të Bares

Mbyllet java e parafundit, Reali “blof” ndaj Kadizit, Granada e Uzunit tani është në dorë të Espanjolit të Bares

15/05/2022, 22:19
Lideri çeçen mesazh Edroganit: Mos ndihmo në evakuimin e njerëzve në fabrikën e çelikut në Mariupol

Lideri çeçen mesazh Edroganit: Mos ndihmo në evakuimin e njerëzve në fabrikën e çelikut në Mariupol

15/05/2022, 22:13
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Nuk do të vijë kush nga jashtë, as nuk do të llastojë opozitën duke i blerë karamele e çokollata, duhet të jetë vetë ajo që të tregojë çfarë kërkon në politikë. Opozita ka një shans të rëndësishëm, për të mos thënë fatal për të ardhmen e saj, por edhe të sistemit politik në vend…

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #alibeaj #presidenti #ilirmeta #lsi #opozita 
#sistemipolitik
  • Krahas importit të shtuar të ekspertëve nga vendet e Bashkimit Evropian, Gjermania ka lehtësuar procesin e marrjes së lejeve të punës dhe qëndrimit për banorët e vendeve jashtë BE-së. Kështu që, nga viti 2016 është në fuqi një program për punësimin e punëtorëve nga Ballkani Perëndimor, i cili mundëson migrimin në tregun gjerman të punës.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #gjermania #fuqipunetore #ballkaniperëndimor #be #migrim
  • Shtigjet drejt të vërtetës janë të pafundme. Një i tillë është edhe arsyetimi logjik që vjen nga matematika. Bëhet supozimi i përkundërt dhe arrihet në rezultatin e kërkuar. Kur pyetet nëse politika mund të tundë gishtin përpara hundës së SPAK-ut, le të provohet se çfarë ndodh nëse një pushtet si drejtësia vë nën kritikë dy pushtetet e tjera, legjislativin dhe ekzekutivin... Si mund të duket pamja e një gjykatësi që jep një konferencë shtypi dhe thotë se nuk i pëlqen cilësia e ligjeve që miraton Kuvendi.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #lorencvangjeli #politika #spak #korrupsion #pushtet #ligjet #kuvendi

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In