Kosova 1 Korrik 2022, 16:39

Reciprociteti për targat dhe letërnjoftimet acaron Beogradin, Vuçiç: Kosova synon të dëbojë serbët nga Veriu

Shkruar nga Pamfleti
Reciprociteti për targat dhe letërnjoftimet acaron Beogradin,

Vendimi i Kosovës për të vendosur reciprocitetin për targat dhe letërnjoftimet me Serbinë ka acaruar presidentin Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit foli sot mbi kërkesat e reja të bashkësisë kombëtare për çështjen e Kosovës dhe Metohisë, ndërsa u ndal dhe te reciprociteti.

Ata morën dy vendime në institucionet e tyre të përkohshme, njëra ka të bëjë me ndalimin e hyrjes së kartave të identitetit në krahinë, dhe tjetra është një vendim me qëllimin e vetëm për të dëbuar serbët nga veriu, për të krijuar një stuhi të re dhe për të bërë fushatë me vite për të detyruar serbët t’u pranojnë targat. Duan të bindin serbët në harkun kohor të dy muajve që të regjistrohen me targa shqiptare RKS. Ndoshta do të shpërndajnë fletëpalosje, pamflete, ju e dini si është bërë në Luftën e Dytë Botërore dhe nëse nuk i bindin do t’ua konfiskojnë targat dhe veturat”, tha Vuçiç.

Presidenti thotë se autoritetet e shtetit po llogarisin që serbët të largohen nga veriu dhe se Serbia ka vite që vuan gënjeshtra nga perëndimi dhe nga Prishtina.

Nuk është problemi im që ata mendojnë se ne jemi budallenj, por se ata mendojnë se janë shumë të zgjuar. Unë do të jap disa shembuj. Ata dogjën dhjetëra kisha dhe manastire tonat dhe vranë dhjetëra njerëz dhe si shpërblim morën Kosovën e pavarur, derisa po grindeshin për kolltuqe në Beograd”, tha Vuçiç.

Ai kujtoi edhe vendimet e vështira të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkak të disa çështjeve “budallaqe”, siç i quan ai.

Prishtine Kosove Serbi Vucic

Kosova