Bota30 Shtator 2022, 22:47

Referendumet në Ukrainë, Rusia bllokon me veto rezolutën e Shqipërisë dhe SHBA-së

Shkruar nga Pamfleti
Referendumet në Ukrainë, Rusia bllokon me veto rezolutën e

Rusia ka bllokuar rezolutën e propozuar në OKB nga Shqipëria dhe SHBA. Vendi ynë dhe SHBA kërkonin përmes kësaj rezolute që të mos njihen referendumet e mbajtura në zonat ukrainase të pushtuara nga Rusia.

Rezoluta kërkonte që të gjitha vendet anëtare të mos i njohin këto referendume. Por Rusia vendosi veton në Këshillin e Sigurimit, duke e bllokuar. Ndërkohë 10 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, votuan pro, ndërsa Kina, Gaboni, India dhe Brazili abstenuan nga votimi.

Albana Dautllari, zv. ambasadore në OKB e Shqipërisë dënoi qëndrimin e Rusisë duke thënë se Rusia edhe njëherë tjetër mori peng Këshillin e Sigurimit.

Kjo është një tjetër ditë e zezë për Këshillin e Sigurimit, për Kombet e Bashkuara dhe për botën. Edhe një herë, Rusia shpërdoroi një privilegj unik që Karta e OKB-së, pikërisht ajo që Rusia me veprimet e saj po e copëton, ua ka dhënë anëtarëve të përhershëm për të ruajtur paqen dhe sigurinë dhe për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe për të mos bllokuar Këshillin kur bota ka më shumë nevojë për të”, tha Dautllari.

Ndërsa përfaqësuesi i Rusisë, Vassily Nebenzia u justifikua duke thënë se  janë të detyruar të vendosin veton

Ju po na shtyni vetë që ta përdorim të drejtën e vetos. Ky është një provokim i ulët.   Referendumi në Ukrainë flet vetë, rezultatet  tregojnë dëshirën e qytetarëve për t’ju bashkuar Rusisë. Nuk ka kthim pas, pavarësisht rezolutës së sotme”, tha Nebenzia.

Bota OKB rezoluta Rusia