alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Referendumi serb si Casus Belli

14/01/2022, 17:43
ne Forum, Kryesore
A A
Referendumi serb si Casus Belli

Referendumi serb si Casus Belli

Referendumi në Serbi dhe përplasja Kurti-Borell hedhë dritë mbi pozicionin anues të këtij të fundit,,, Diplomacia e J.Borellit duke u bazuar në të ashtuquajturin parim të neutralitetit mbi statusin e Kosovës, tashmë cenon jo vetëm interesat jetike të Republikës së Kosovës, por edhe ato të BE-së. Tolerimi tutje i Serbisë që përmes formave të kësaj natyre të veprimit, të mbajë gjallë formacione që ushqejnë doktrinën e luftës hibride kundër Kosovës, janë të patolerueshme.

Nga Dr Sadri Ramabaja


-Lexo edhe:

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

Kujtimet e një Shqipërie krejt ndryshe,,, nga një britanike

Të dielën, pra më 16 janar 2022, në Serbi, organizohet referendumi, ku qytetarët do të deklarohen me “po” apo “jo” për një pyetje: “A jeni për konfirmimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”

Ndryshimet kushtetuese kanë të bëjnë me gjyqësorin (intencën që ai të jetë i pavarur), meqë Serbia është e obliguar për t’i bërë ato nëse vazhdon të jetë e interesuar për aderim në Bashkimin Evropian (BE). Këto ndryshime rezultojnë të jenë nusprodukt i përcaktuar që në kapitullin 23 të Planit të Veprimit.

Plani i veprimit ndërlidhej me detyrimet për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, që ishin potencuar që në vitin 2017 dhe më pas ato afate u zhvendosën disa herë. Por as brenda këtij plani nuk kemi të bëjmë fare me ndryshimet e kësaj kushtetute që kanë të bëjnë me preambulën e kushtetutës serbe, ku potencohet pozita e Kosovës si pjesë integrale e Republikës së Serbisë, e as me nenet përkatëse të saj, që trajtojnë subjektivitetin e Kosovës sikur ajo të ishte provincë serbe. Duket se në këtë rrafsh, BE-ja mbetet tutje “neutrale”!

Komisioni Evropian në raportin e tij në vitin 2020, deklaroi se “shkalla e ndikimit të vazhdueshëm politik në gjyqësor, sipas legjislacionit aktual, është një çështje seriozisht shqetësuese”.

Por heshtet çështja e preambulës!

Tek ky pozicion kuazineotral, duket se ka burimin edhe qëndrimi i shefit të politikës së BE-së dhe kryengociatorit, Josep Borell ndaj referendumit në fjalë. Për rrjedhojë çështja e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovë është bërë arsyeja e përplasjes së dytë të hapur në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit dhe shefit të Politikës së Jashtme të Përbashkët të Sigurisë së BE-së, ndërkohë kryengociator i dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borell.

“Mbledhja e votave në të kaluarën është bërë përmes lehtësimit të @OSBE. Njerëzit duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”– ishte decitiv në cicërimën e tij në twiter J.Borell.

Ndaj këtij insistimi ka reaguar kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti: “Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik.”

Referendumi në Serbi dhe kjo përplasje mes Kurtit e Borellit hedhë dritë mbi pozicionin tashmë anues të këtij të fundit, duke qenë ai pikërisht faktori që po ndikon në humbjen tutje të kredibilitetit të BE-së si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi.

Beogradi insiston që në referendum të marrin pjesë edhe serbët e Kosovës, duke vazhduar kështu ta imponoj pozicionin politik në prag të rivazhdimit të dialogut, se çështja e Kosovës, respektivisht statusi i saj duhet të rikthehet në tavolinë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha të mërkurën se moslejimi i mbajtjes së referendumit në Kosovë “do ketë pasoja afatgjate përtej asaj çfarë mendojnë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar”.

Këtë deklaratë Borelli do të duhej ta kuptonte astu si është: një ultimatum i llojit të vet, respekzivisht shpallje e parakohshme e luftës. – Casus Belli.

Komisioni i BE-së këtë fakt do të duhej ta mbante shënim, duke e bërë të qartë se 22 shtetet e Bashkimit Europian e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe e trajtojnë atë si Shtet sovran. Intencën për cenimin e sovranitetit të Kosovës nga Serbia, qoftë duke organizuar zgjedhje a referendum brenda territorit të një shteti tjetër, në këtë rast në Kosovë, nuk duhet në asnjë mënyrë dhe me kurrfarë arsyesh (qofshin ato edhe nga përvoja e së kaluarës) ta mbështesë BE-ja.

Diplomacia e J.Borellit duke u bazuar në të ashtuquajturin parim të neutralitetit mbi statusin e Kosovës, tashmë cenon jo vetëm interesat jetike të Republikës së Kosovës, por edhe ato të BE-së. Tolerimi tutje i Serbisë që përmes formave të kësaj natyre të veprimit, të mbajë gjallë formacione që ushqejnë doktrinën e luftës hibride kundër Kosovës, janë të patolerueshme.

Serbia edhe mund ta shfrytëzoi referendumin si një lloj Casus Belli, por këtë nuk duhet ta bëj shefi i Politikës së Jashtme të Përbashkët dhe të Sigurisë së BE-së, Josep Borell.

ProMarketing
smile
Lajmi Tjeter
Shpallet Raporti Global i Transferimeve të FIFA-s 2021, Anglia “mbretëresha” e merkatos, Spanja është për mëshirë

Shpallet Raporti Global i Transferimeve të FIFA-s 2021, Anglia “mbretëresha” e merkatos, Spanja është për mëshirë

A do të japë llogari Kina për fshehjen fillestare të Covid-19?

A do të japë llogari Kina për fshehjen fillestare të Covid-19?

Lajmi i Dites

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

19/08/2022, 11:56

Lajmet e fundit

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

19/08/2022, 23:01

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia kishte frymën e duhur në dialog

19/08/2022, 22:54

Lufta në Ukrainë, Rusia vendos të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë për tre ditë

19/08/2022, 22:44

Kujtimet e një Shqipërie krejt ndryshe,,, nga një britanike

19/08/2022, 22:22

Vala e të nxehtit “than” Danubin, dalin në sipërfaqe anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore

19/08/2022, 22:16
Pse italianët vijnë në Shqipëri për kujdesin dentar

Pse italianët vijnë në Shqipëri për kujdesin dentar

19/08/2022, 22:00
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In