alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Referendumi/ Serbët e Kosovës do të votojnë në katër komuna në jug të Serbisë

16/01/2022, 8:06
ne Prishtine
A A

Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi vendosi të shtunën që serbët nga Kosova do të mund të votojnë në referendumin e Serbisë për gjyqësorin, në disa qytete në jug të saj.


-Lexo edhe:

“Ukraina nuk ka ngjashmëri me Kosovën”, ambasadori amerikan: Prishtina dhe Beogradi t’i zgjidhin problemet përmes dialogut

Lufta në Rusinë, në Kosovë arrijnë edhe dy gazetarë ukrainas

Kryetari i këtij komisioni, Vladimir Dimitrijeviç, tha se serbët e Kosovës do të mund të votojnë në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë e Vranjë, katër komuna në jug të Serbisë që shtrihen jo larg kufirit me Kosovën. Ky vendim u publikua pak orë pasi parlamenti i Kosovës mbështeti vendimin e qeverisë, për të mos lejuar hapjen e qendrave të votimit në Kosovë, për referendumin e Serbisë mbi ndryshimet kushtetuese, që mbahet të dielën.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thirri mbledhje të jashtëzakonshme të parlamentit, një ditë pasi bashkë me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryetarin e parlamentit, Glauk Konjufca, refuzuan thirrjet e diplomatëve perëndimorë për të lejuar mbajtjen e referendumit edhe në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Me 76 vota pro, parlamenti miratoi një rezolutë sipas së cilës mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë, “cënon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare“.

Autoritete thanë se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, mund të votojnë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Sot, Serbia mban një referendum për ndryshimet kushtetuese, që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe Beogradi ka paralajmëruar “pasoja afatgjata” nëse Prishtina nuk lejon mbajtjen e tij në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiç, tha se ndalimi i referendumit është “kulmi i veprimeve antiserbe të qeverisë së kryeministrit Kurti”

Diplomatët e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian krahas thirrjeve që të lejohet mbajtja e referendumit, u kërkuan qeverive të Kosovës dhe Serbisë “që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë përparim drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që hap perspektivën evropiane dhe rrit qëndrueshmërinë rajonale”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të diplomatëve perëndimorë, që shprehën keqardhjen që “qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të grumbullojë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e së dielës” duke ju referuar praktikës së mëhershme të grumbullimit të votave për zgjedhjet e Serbisë nga misioni i OSBE-së.

Policia e Kosovës tha të shtunën se ndaloi në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dy kamionë me fletëvotimet për referendumin e Serbisë.

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë tha se i ka njoftuar autoritetet ndërkombëtare lidhur me këtë çështje, ndërsa kritikoi Misionin e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë që “nuk mori përsipër materialin e referendumit, por as nuk është paraqitur në Merdarë, ku është dashur ta marrë materialin, siç është bërë çdo herë deri më tani në proceset e mëparshme zgjedhore”.

Misioni i kësaj organizate në Kosovë tha të shtunën se kishte qenë i gatshëm për grumbullimin e votave, por për këtë nevojitet pëlqimi i të gjitha palëve dhe në mungesë të tij kjo ishte e pamundur.

Kosova, nuk e ka penguar pjesëmarrjen e serbëve lokal në zgjedhjet e Serbisë, por autoritetet thonë se ka dallim ndërmjet zgjedhjeve dhe çështjeve të brendshme të një vendi, siç është referendumi i së dielës në Serbi.

Beogradi vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve në shkëmbim të integrimeve evropiane./VOA

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Prishtine

“Ukraina nuk ka ngjashmëri me Kosovën”, ambasadori amerikan: Prishtina dhe Beogradi t’i zgjidhin problemet përmes dialogut

22/05/2022, 16:09
Lufta në Rusinë, në Kosovë arrijnë edhe dy gazetarë ukrainas
Prishtine

Lufta në Rusinë, në Kosovë arrijnë edhe dy gazetarë ukrainas

22/05/2022, 14:41
Prishtine

Vizita në Washington, Albin Kurti zbulon detajet çfarë ka biseduar për Kosovën me zyrtarët e lartë amerikanë

22/05/2022, 7:33
Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 257 ushtarë, Osmani mesazh rekrutëve: Shpresa jonë tek ju, nuk duhet të na cenohet paqja!
Prishtine

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 257 ushtarë, Osmani mesazh rekrutëve: Shpresa jonë tek ju, nuk duhet të na cenohet paqja!

21/05/2022, 11:03
Kriza energjitike, Kosova tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të elektricitetit
Prishtine

Kriza energjitike, Kosova tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të elektricitetit

21/05/2022, 8:07
Kongresisti amerikan takim me Kurtin: Serbia të pranojë krimet e luftës dhe të njohë Kosovën!
Prishtine

Kongresisti amerikan takim me Kurtin: Serbia të pranojë krimet e luftës dhe të njohë Kosovën!

21/05/2022, 7:38
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Lidhjet e Sali Berishës me një rreth vrasësish, zhdukjet dhe ekzekutimet për interesa politike; një sagë e pandëshkuar krimesh njerëzore

Trazirat dhe protestat e dhunshme në Kazakistan lanë pas 225 të vdekur

Lajmi i Dites

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Prishet vëllazëria/ Erdogan bën “kallkan” dhe 10 marrëveshjet që i ofroi Edi Ramës, ja sebepi

22/05/2022, 9:17

Lajmet e fundit

Berisha shpall “fitoren historike”: Është mrekulli e shekullit XXI, do plotësoj çdo ëndërr të demokratëve

23/05/2022, 0:15

Demokratët në “qiellin e shtatë” me fitoren e Berishës, e presin me fishekzjarre

23/05/2022, 0:16

Albana Vokshi i jep “kurorën” Berishës: Fitoi në një garë transparente, ishin zgjedhje model

22/05/2022, 22:39

Mbyllet numërimi, foltorja shpall Berishën “kryetar” të PD-së: Fitoi me 93.4 për qind të votave

23/05/2022, 0:18
Uzuni dhe Granada rrëzohen nga La Liga, Majorka e Muriqit edhe një sezon në elitën e futbollit spanjoll

Uzuni dhe Granada rrëzohen nga La Liga, Majorka e Muriqit edhe një sezon në elitën e futbollit spanjoll

22/05/2022, 22:19

Kryemadhi “tradhton” Berishën: Nuk e shikoj Sorosin si armik

22/05/2022, 22:00
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Studiuesi Auron Tare ka hedhur poshtë pretendimet kreut të bordit ekzekutiv të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff mbi koncesionin e Parkut të Butrintit nga ana e FSHAZH-së.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #butrinti  #fondishqiptaroamerikanzhvillimit #unesco #zeriiamerikes
  • Dështimi i Berishës për ta kthyer votimin në një ditë entuziaste, është shenjë e pesimizmit që rrethon figurën e tij. Votimet e sotme ngjanin si votimet e fundit të vitit 1989, kur votohej për Frontin Demokratik, ku njerëzit dukej sikur bënin detyrën dhe iknin kokulur.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #saliberisha #pd #nongrada #spak #referendum #shba
  • Teksa vazhdimisht jemi mësuar ta shohim Ngjelën që reagon për situatën politike në vend, ai sot ka reaguar mbi shkrimin e një shkrimtareje të re.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #spartakngjela #avokat #driteroagolli #poete #shkrimtar

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In