alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Reforma në drejtësi dhe fiskalizimi, efekte psikologjike të formalizimit të ekonomisë

17/01/2022, 17:27
ne Ekonomi, Forum
A A
Reforma në drejtësi dhe fiskalizimi, efekte psikologjike të formalizimit të ekonomisë

Reforma në drejtësi dhe fiskalizimi, efekte psikologjike të formalizimit të ekonomisë

Fakti që fushatat e luftës së informalitetit të pagave ndër vite nuk kanë mundur të krijojnë frymën e formalizimit, tregon se nuk egziston aftësia institucionale e institucionit tatimor, apo Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, për të formalizuar sektorin e pagave për shumë arsye, qofshin këto edhe për kapacitetin e burimeve njerëzore të kufizuar, apo korrupsioni. Në kushtet e të bërit biznes sot, ku informaliteti ecën me ritme më të shpejta se formalizimi, kërkohet një maturi e lëvizjes për formalizim duke mos riskuar mbarëvajtjen e aktivitetit të biznesit dhe marrë parasysh kushtet e vështira në të cilat biznesi po jeton për efekt të krizës ndërkombëtare dhe kombëtare ekonomike.

Shkruan Elisabeta Katiaj


-Lexo edhe:

FMN rrëzon Bordin e Transparencës: Nuk ka nevojë për monitorim të çmimeve, ndihmoni shtresat e varfra

FMN uli parashikimet, Ibrahimaj: Presim rritje ekonomike me 3.2 për qind

Informaliteti i pagave është një çështje historike, që në përmasa akoma më të mëdha mori nga zanafilla e vitit 2012, me heqjen e pagës së referencës sipas VKM me nr. 393, e cila shfuqizonte vendimin me nr. 285, të muajit maj 2007, “Për referencat te pagat në privat”, në bazë të të cilave llogariteshin detyrimet tatimore dhe kontributet, pavarësisht pagës reale të pagueshme.

Në shpenzime të njohura, përfshiheshin pagat e deklaruara dhe jo ato të shpenzuara për personelin. Një zgjidhje kjo e dhënë natyrshëm, duke u bërë fakt në mungesë të detajimit të aktit ligjor për zbatimin e tij, konkretisht për sa i përket mënyrës së deklarimit dhe mënyrës së kontabilizimit dhe njohjes ose jo si shpenzim të pagave referencë të deklaruara për efekt të kontributeve. Heqja e pagës së referencës në këto kohë, është mbështetur madje edhe këshilluar nga Banka Botërore.

Por kjo situatë, në një terren ku informaliteti ka qenë fenomen i pranishëm në nivele të konsiderueshme, shtoi lirinë e veprimit privat, duke e keqmenaxhuar këtë mundësi, duke thelluar abuzimin dhe sitemin e dyfishtë të pagave dhe si rrjedhojë duke sjellë zgjerimin e shtreses së pambrojtur.

Fakti që fushatat e luftës së informalitetit të pagave ndër vite nuk kanë mundur të krijojnë frymën e formalizimit, tregon se nuk egziston aftësia institucionale e institucionit tatimor, apo Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, për të formalizuar sektorin e pagave për shumë arsye, qofshin këto edhe për kapacitetin e burimeve njerëzore të kufizuar, apo korrupsioni.

Në kushtet e të bërit biznes sot, ku informaliteti ecën me ritme më të shpejta se formalizimi, kërkohet një maturi e lëvizjes për formalizim duke mos riskuar mbarëvajtjen e aktivitetit të biznesit dhe duke marrë parasysh edhe kushtet e vështira në të cilat biznesi po jeton për efekt të krizës ndërkombëtare dhe kombëtare ekonomike, dhe mbi të gjitha pa neglizhuar faktin që sektori i punësimit masiv është më i prekuri. Sektor i cili po përballet edhe me fenomenin e rritjes së pagave të detyruara si kërkesë e tregut, dhe që vjen si pasojë edhe e rritjes se çmimit të produkteve të shportës, duke rritur edhe koston e jetesës. Por jo vetëm rritje e pagave, por edhe pandemia ka krijuar një lëvizje të pakontrolluar të fuqisë punëtore në nivel ndërkombëtar.

Kështu që rritjes së pagave, rritjes së çmimit të energjisë, rritjes së kostove të transportit, largimit të fuqisë punëtore, i bashkëlidhet edhe kosto e formalizimit për sektorin privat.

Patjetër që është një detyrim ligjor, një parim i të bërit biznes dhe një koncept i mbrojtjes së të drejtës së punëtorisë, por që kërkon mekanizma lehtësuese dhe politika që krijojnë efekte psikologjike drejt formalizimit dhe përmbushjes vullnetare në përgjithësi.

Efekti psikologjik dhe politikat që e ndihmojnë dhe e nxisin atë, janë shumë më efektive se gjoba dhe penalitete, thënë kjo edhe pas shumë kohe lufte pa rezultate ndaj informalitetit.

Hapa të suksesit aktualisht drejt formalizimit janë:

Reforma në drejtësi për ata që e kuptojnë dhe e ndjekin, po jep efektet e veta psikologjike drejt formalizimit. Rastet e prekura nga reforma në drejtësi, duhet të kthehen në objektiv i fushatave sensibilizuese dhe parandaluese për sektorin privat.

Fiskalizimi edukon. Edukimi i sektorit privat gjithashtu është pritshmëri për zbatim të përmbushjes vullnetare duke formalizuar dhe duke rregulluar performancën e biznesit.

Ndërkohë që, masa urgjente për formalizim mund të konsiderohen:

Marrëdhënia në distancë administratë – biznes. Marrëdhënia me biznesin duhet të jetë në menyrë kategorike vetëm nëpërmjet kontrollit nga zyra dhe jo fizike. Komunikim nëpërmjet rrugëve elektronike të çertifikuara, nëpërmjet sistemit [email protected] duke ngarkuar çdo komunikim në postën e tatimpaguesit në këtë sistem për çdo sqarim, pyetje, shkresë, raport, akt etj.

Çdo raport apo dokument që lidhet me kontrollin, duhet të jetë i dokumentuar dhe i ngarkuar në sistemin [email protected]. Kontrolli duhet të jetë i vazhdueshëm dhe jo periodik. Mundësia e plotësimit të kontrollit të vazhdueshëm krijohet nga trasnformimi i të gjithë strukturave të terrenit në kontroll nga zyra.

Të krijohet indikatori i përmirësimit të performancës tek tatimpaguesi. Duke raportuar edhe ne sistem me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm edhe të sistemit të menaxhimit të rriskut në organin tatimor.  Sepse kemi të bejmë me një sistem rrisku pa feedback. Dhe në këtë mënyrë nuk mund të gjenerohen lista efektive për lloje të ndryshme kontrolli.

Institucioni tatimor, të zbatojë me rigorozitet përmbushjen e vet në marrëdhenie me tatimpaguesin. Rimbursimi i TVSH-së, vazhdon të jetë një ngërç i marrëdhënies shtet-privat, çka nxit mendimin e parregullsisë institucionale, mendimin e të vepruarit nëpërmjet korrupsionit dhe patjetër të mundësisë së zgjerimit të informalitetit.

Është vetë institucioni që me mirëfunksionimin e tij duhet të edukojë sektorin privat me qëllim përmbushjen vullnetare.

Si dhe reformat administrative të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke u përballur me një rritje të informalitetit, tregojnë se nuk kanë funksionuar në mënyrë efektive. Prandaj kërkohet një konsolidim paraprak i të gjithë situatës së biznesit, dhe mangësitë e secilës strukturë të kaluar, për të cilën tashmë eksperienca është mjaft e madhe nga vetë ndryshimet e shpeshta të kësaj strukture.

Por që edhe kjo reformë, të ketë në fokus tatimin dhe jo terrenin apo borxhin. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të specializohet në një linjë të caktuar çdo nënpunës dhe do të prodhojë rezultate të matshme.

Pra në efekt përfundimtar, kosto e korrupsionit të sektorit privat, të kthehet në kosto legjitime të formalizimit të tij. Dhe kjo kërkon një sërë masash që lidhen jo vetëm me biznesin por edhe me politikat fiskale, adminsitratën tatimore dhe operatorët e ndërmjetëm në përgjithësi (përfaqësitë e biznesit, avokati i tatimpaguesit etj.)/ apel.al

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Ekonomi

FMN rrëzon Bordin e Transparencës: Nuk ka nevojë për monitorim të çmimeve, ndihmoni shtresat e varfra

20/05/2022, 11:25
Ekonomi

FMN uli parashikimet, Ibrahimaj: Presim rritje ekonomike me 3.2 për qind

20/05/2022, 11:16
Forum

Ben Blushi: Fotografia e Albanit

20/05/2022, 9:38
Ekonomi

Zbardhet drafti i Financave, detajet si do të tatohen të vetëpunësuarit

20/05/2022, 7:34
Për të gjithë ata që thonë se Sali Berisha është 'ringjallur' nga ndëshkimi i SHBA
Forum

Për të gjithë ata që thonë se Sali Berisha është ‘ringjallur’ nga ndëshkimi i SHBA

19/05/2022, 20:16
Presidenti, PD ngec tek oborri i saj i brendshëm
Forum

Presidenti, PD ngec tek oborri i saj i brendshëm

19/05/2022, 18:35
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

"Do bëjmë gjithçka për paqen në Ballkan", Erdogan për investimet në Shqipëri: Nuk ka asgjë tjetër veç vëllazërisë

Alibeaj zbulon axhendën e PD-së për sesionin e ri parlamentar: Kryereforma është vettingu në politikë

Alibeaj zbulon axhendën e PD-së për sesionin e ri parlamentar: Kryereforma është vettingu në politikë

Lajmi i Dites

Si gjyqtarja e babëzitur, “nona” e korrupsionit dhe e kriminelëve, Iliba Bezati, i dha Gjiknurit për hotel në Jalë, tokën që i grabiti familjes “Koço”

Si gjyqtarja e babëzitur, “nona” e korrupsionit dhe e kriminelëve, Iliba Bezati, i dha Gjiknurit për hotel në Jalë, tokën që i grabiti familjes “Koço”

20/05/2022, 12:38

Lajmet e fundit

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO dhe BE

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO dhe BE

20/05/2022, 16:15
"Presidenti"/ Dështojnë negociatat! PS refuzoi t’i japë votat për kandidatët, Alibeaj anulon mbledhjen e grupit të PD-së

“Presidenti”/ Dështojnë negociatat! PS refuzoi t’i japë votat për kandidatët, Alibeaj anulon mbledhjen e grupit të PD-së

20/05/2022, 15:58
Pas Maqedonisë së Veriut, nisin protestat edhe mësuesit në Kosovë: 100 euro shtesë në muaj deri në rritjen e pagave!

Pas Maqedonisë së Veriut, nisin protestat edhe mësuesit në Kosovë: 100 euro shtesë në muaj deri në rritjen e pagave!

20/05/2022, 15:52
Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë

Sigurim ushqimi në hapësirë: kultivim sallate në Hënë

20/05/2022, 15:41

Nikolla Gruevski dënohet me 9 vite të tjera burg

20/05/2022, 15:30
97-vjetori i themelimit, KLSH hap dyert për publikun, mundësi për t’u njohur me historikun dhe biseduar me audituesit

97-vjetori i themelimit, KLSH hap dyert për publikun, mundësi për t’u njohur me historikun dhe biseduar me audituesit

20/05/2022, 15:18
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të mblidhet pasditen e së premtes në selinë blu, ashtu siç ishte planifikuar. Mësohet se, Alibeaj ka anuluar mbledhjen e grupit të PD-së
Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #pd #ps #presidenti #taulantballa #enkelejdalibeaj
  • Më 5 maj 2021, Bezati e babëzitur e Apelit të Vlorës, është çuar përsëri në proces “Veting”-u, me vendim të OMN- SHBA, sepse ka prova të shumta kriminale me dosjet e saj gjyqësore, për lirim zyrtarësh të korruptuar, lirim trafikantësh, kontrabandistësh, përdhunuesish, grabitësish me dhunë, vrasësish dhe ligjërim tokash të grabitura në bregdet, pasqyrë e të cilave është pasuria e saj prej pasanikeje

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #gjyqtarja #nona #korrupsion #kriminal #damiangjiknuri #hotel #jale #shqiperia #kosova #lajmeshqip
  • 20 vjet më parë, më 19 maj 2002, ndërroi jetë pranë Liqenit të Luleve në Lurë, ambasadori amerikan Joseph Limpreht. 

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #liqeniiluleve #lure #ambasadoramerican

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In