Politike14 Qershor 2022, 16:25

Reforma territoriale, Alibeaj mbledh grupin parlamentar: Në korrik dalim me propozime konkrete

Shkruar nga Pamfleti
Reforma territoriale, Alibeaj mbledh grupin parlamentar: Në korrik dalim me

Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar mbi reformën territoriale. Dje pati një takim mes deputetëve që janë anëtarë të komisionit të posaçëm dhe sot konkluzionet po diskutohen në grup.

Në mbledhje kanë shkuar 16 deputetë dhe ata janë: Kastriot Piroli; Flamur Hoxha; Emilja Koliqi; Andja Ulliri; Dhurata Çupi; Saimir Korreshi;  Gazment Bardhi; Eralda Tase Bano; Zheni Gjergji;  Ferdinant Xhaferri; Enkelejd Alibeaj; Arbi Agalliu; Bledjon Nallbati; Lefter Geshtenja; Orjola Pampuri; Xhelal Mziu.

Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar nga deputetët që të mbledhin sa më shumë informacion në bazë dhe në korrik të dilet me një propozim konkret se si duhet të jetë harta territoriale. “Në qershor do të evidentohen problematikat që lidhen me Reformën Territoriale, dhe deri në fund të korrikut do të dilte me propozim konkret, për mënyrën sesi do të duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë”, tha ai.

Politike #Alibej grupi PD