Politike14 Qershor 2022, 11:11

Reforma territoriale/ Alibeaj thërret grupin e PD-së, asnjë deputet i foltores pjesë e Komisionit

Shkruar nga Pamfleti
Reforma territoriale/ Alibeaj thërret grupin e PD-së, asnjë

Grupi i PD-së i udhëhequr nga Enkekejd Alibeaj pritet të mblidhet sot në orën 15:00 për Reformën Territoriale.

Mbledhja bëhet për të diskutuar mbi fillimin e procesit te reformës territoriale duke qenë se të mërkurën do të ketë mbledhjen e parë komisioni për reformën territoriale.

“Përshëndetje! Nesër në orë 15:30 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi. Mbledhja bëhet për të diskutuar mbi fillimin e procesit te reformes territoriale duke qenë se të mërkurën do të ketë mbledhjen e parë komisioni për reformën territoriale. Jeni të lutur të konsultoni dokumentin bashkëngjitur për çeshtjet që do diskutohen. Ju faleminderit!” , thuhet në SMS-në dërguar deputetëve të PD-së.

Dhe u zhvillua mbledhja e parë e deputetëve të PD-së, anëtarë të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.

Deputetët u dakordësuan që në mbledhjen më të parë të Grupit Parlamentar të PD-së t’i kërkohet çdo deputeti/je të Grupit që të sjellë me shkrim:

(i) Një analizë të problematikave të zonës ku ai është zgjedhur, në nivel bashkie dhe/ose qarku;

(ii) Personat, qofshin funksionarë apo ish-funksionarë të PD-së në nivel vendor, apo edhe aktorë të tjerë relevantë, që duhet të konsultohen; dhe

(iii) Propozimet e tij/saj për kriteret dhe standardet që duhen aplikuar për ndarjen e re administrative-territoriale të tilla si, por pa u kufizuar në, popullsia, gjeografia, zhvillimi ekonomik, shërbimet ndaj qytetarëve, lidhjet kulturore, historike etj.

Të gjitha materialet e sjella nga deputetët do t’i shërbejnë më pas Grupit të Punës që të hartojë një dokument të sintetizuar të problematikave në nivel bashkie dhe qarku, listën e personave që duhen konsultuar për të mbledhur opinionet e tyre, si dhe kriteret e standardet që duhen mbajtur në konsideratë për ndarjen e re administrativo-territoriale.

Ndërkohë ju kujtojmë se emrat e Komisionit për Reformën Territoriale janë:

PS

Benet Beci (bashkëkyetare)

Baftjar Zeqo (anëtar)

Lavdërim Krashi (anëtar)

Fadil Nasufi (anëtar)

Anila Denaj (anëtar)

Eduart Ndreca (anëtar)

Anduel Tahiraj (anëtar)

Ilir Pendavinji (anëtar)

Lindita Buzheli (anëtar zëvendësues)

Besian Ajazi (anëtar zëvendësues)

Aurora Mara (anëtar zëvendësues)

Gentjan Deda (anëtar zëvendësues)

PD

Dhurata Çupi (bashkëkryetare)

Zef Hila (anëtar)

Andia Ulliri (anëtar)

Xhelal Mziu (anëtar)

Orjola Pampuri (anëtar)

Saimir Korreshi (anetar)

Merita Bakiu (anëtar zëvendësues)

Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues)

Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)

Politike #Alibeaj #PD #Reforma territoriale