Politike13 Qershor 2022, 21:42

Reforma territoriale, PD mbledhje me anëtarët e komisionit; priten diskutime dhe në grupin parlamentar

Shkruar nga Pamfleti
Reforma territoriale, PD mbledhje me anëtarët e komisionit; priten

Partia Demokratike e ka marrë seriozisht angazhimin për reformën territoriale. Të enjten që lamë pas u ngrit komisioni i posaçëm dhe demokratë kanë nisur angazhimin.

Mësohet se sot në selinë e PD është bërë një takim mes anëtarëve të komisionit. Në mbledhje u vendos që në mbledhjen e radhës që do të zhvillojë Grupi Parlamentar i PD-së, do të paraqesin një analizë të problematikave të zonës ku deputeti është zgjedhur, në nivel bashkie dhe/ose qarku, si edhe propozimet e tyre për standardet që duhen aplikuar për ndarjen e re administrative-territoriale.

Si edhe duhet të propozojnë persona, qofshin funksionarë apo ish-funksionarë të PD-së në nivel vendor, për tu konsultuat për ndarjen e re territoriale.

PD paraprakisht mbështet idenë e rritjes së njësive administrative, duke synuar te kthimi i modelit të vjetër. Ndërkohë PS nga ana tjetër kërkon uljen e bashkive. Mbetet të shihet nëse do kemi konsensus.

Politike PD reforma territoriale