Bota28 Mars 2022, 16:45

Refuzimi i BE-së për pagesën e gazit në rubla, kërcënon Moska: Nuk kemi ndërmend të bëjmë bamirësi!

Shkruar nga Pamfleti
Refuzimi i BE-së për pagesën e gazit në rubla,

Refuzimi i BE-së për pagesën e gazit në rubla, kërcënon Moska: Nuk kemi ndërmend të bëjmë bamirësi!

Presidenti Putin ka urdhëruar të hënën që kompanitë evropiane të konvertojnë monedhat e tyre në rubla deri në 31 mars nëse duan të vijojnë të furnizohen me gaz rus. Vendimi është kritikuar nga liderët evropianë, sepse sipas tyre janë shkelur kontratat.

Presidenti Vladimir Putin urdhëroi qeverinë ruse, Bankën Qendrore dhe kompaninë Gazprom që të kalojnë pagesat në monedhën rubla për të gjitha vendet jomiqësore të Moskës që furnizohen me gaz nga Rusia. Putin u tha palëve ruse që të marrin masat për të ndryshuar në rubla të gjitha monedhat e pagesave për vendet e Bashkimit Evropian dhe jo vetëm.

Kujtojmë se më 23 mars, Putin tha se nuk ka më asnjë arsye për të vazhduar përdorimin e dollarit dhe euros pasi SHBA-ja dhe BE-ja sanksionuan shtetin rus.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov ka thënë që Rusia nuk ka ndërmend të furnizojë vendet e BE-së me gaz falas. Ai theksoi se nëse Evropa nuk e konverton monedhën e saj në rubla, Rusia nuk do bëjë bamirësi.

Procesi i furnizimit është shumë i komplikuar. Nuk po blihet një produkt në dyqan dhe po paguani në arkë. Është e qartë që ne nuk do të furnizojmë Evropën me gaz falas dhe aq më tepër në situatën që jemi ne nuk është e arsyeshme të bëjmë bamirësi ndaj Evropës.”, tha Peskov.

Urdhri për të konvertuar valutën e vendeve të Evropës që importojnë gaz rus në Rubla shqetësoi disa vende të bllokut.

Kancelari Olaf Scholz e quajti vendimin e Kremlinit një shkelje të marrëveshjes pasi ajo ishte firmosur në dollar dhe euro dhe se Moska është e detyruar të respektojë kontratën.

Edhe kryeministri italian Mario Draghi e quajti transferimin e euros në rubla si shkelje të marrëveshjes.

Bota #Dmitri Peskov Bamirësi BE gaz Moska Refuzim rubla