Aktualitet16 Dhjetor 2018, 18:27

Refuzoi buxhetin, mazhoranca pritet të rrëzojë Metën këtë të premten

Shkruar nga Pamfleti
Refuzoi buxhetin, mazhoranca pritet të rrëzojë Metën

Refuzoi buxhetin, mazhoranca pritet të rrëzojë Metën këtë të premten

Të premten socialistët pritet të rrëzojnë dekretin e presidentit Meta që rikthehu pas ligjin për buxhetin me kërkesën që të reflektohen kërkesat e studentëve. Burime nga mazhoranca bëjnë me dije se buxheti dhe nuk ka gjasa të ndryshojë.

Ilir Meta është i pari president që i kthen pas Kuvendit buxhetin e shtetit duke mos e dekretuar atë.

Nisur nga protesta e studentëve, të cilët kërkonin që buxheti për arsimin të rritej, kreu i shtetit refuzoi të dekretonte buxhetin e vitit 2019. Presidenti Meta i’a nisi Kuvendit për rishqyrtim ligjin e buxhetit, duke kërkuar që të reflektohej sa të ishte e mundur mbi kërkesat e studentëve.

Burime ëjnë me dije se ky dekret do të rrëzohet. Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci ja ka përcjellë këtë dekret për shqyrtim komisionit përgjegjës, atij të Ekonomisë dhe Financave.

Komisioni do ta shqyrtojë buxhetin brenda javës së ardhshme dhe të premten, në 21 dhjetor do të rrëzohet në seancë plenare me argumentin se buxheti është i balancuar.

Nga ana tjetër kërkesat e studentëve kanë sjellë në Kuvend dhe disa propozime të tjera. Dy amendamente janë bërë nga LSI dhe ato do t’u nënshtrohen komisioneve parlamentare, e në fund fati pritet të jetë siç e njoftoi dhe vetë Edi Rama: “Janë bërë për tu rrëzuar”.

Këtë të diel, deputeti demokrat Luciano Boci ka propozuar ndryshime të tjera ligjore që sipas tij, plotësojnë kërkesat e studentëve. Boci kërkon që buxheti për ministrinë e arsimit të bëhet 5 % e prodhimit të brendshëm bruto, sikundërse kërkojnë edhe studentët por edhe kjo nisëm do t’i nënshtrohet procedurës parlamentare.

Aktualitet Buxheti Meta