Sport 2 Janar 2023, 22:50

Refuzoi ofertën nga Japonia për Armando Sadikun, Presidenti i klubit spanjoll: Është pjesë e projektit tonë 

Shkruar nga Pamfleti
Refuzoi ofertën nga Japonia për Armando Sadikun, Presidenti

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku është kthyer në një nga liderët e projektit të Kartagjenës në La Liga 2. Sadiku është kthyer në një titullar të paprekshëm në këtë klub dhe po luan rregullisht e gjithashtu po shënon po me një rregullsi të admirueshme duke ndihmuar skuadërn që të qëndrojë larg zonës së rrezikut, për më tepër ende në garë për ngjitjen në La Liga. 

Pikërisht forma që sulmuesi ka shfaqur me 7 gola të shënuar në 21 ndeshje në këtë edicion, ka bërë që interesimi dhe ofertat për të të mos mungojnë. Pako Belmonte, presidenti i Karatagjenës, ka zbuluar në një intervistë se për të siguruar firmën e sulmuesit elbasanas që iu bashkua në verë klubit të tij, kishte ardhur një ofertë prej thuajse 2 milionë eurosh. 

Po, kishte ofertë nga një klub japonez për Sadikun, prej rreth 2 milionë eurosh. Kishte disa oferta për të. Por ne e refuzuam, pasi ai ndjehet mirë këtu, është plotësisht i përfshirë në projekt. Ishin  shumë para për një lojtar që kishte pak muaj me ne, por menduam se është shumë e vështirë që të gjesh një 9 të mirëfilltë, aq më tepër një që është bërë pjesë e një mekanizmi që funksionon”, tha presidenti i klubit spanjoll. 

Sport Klubi Sadiku spanjoll