Kulture13 Shtator 2022, 12:36

Regjisor i më shumë se 150 filmave, ndërron jetë Jean Luc Godard

Shkruar nga Pamfleti
Regjisor i më shumë se 150 filmave, ndërron jetë Jean Luc

Ndërroi jetë sot në moshën 91-vjeçare regjisori i Nouvelle Vague, franko-zvicerani Jean-Luc Godard.

Godard ishte një nga themeluesit e Nouvelle Vague dhe një nga regjisorët që ndikoi më shumë në kinemanë franceze. Janë mbi 150 vepra të realizuara prej tij.

Ndër më të famshmit, Nouvelle Vague, A bout de souffle (Fryma e fundit), xhiruar në vitin 1960, me protagonistë Jean-Paul Belmondo dhe Jean Seberg. Më pas, ‘Përçmimi’, me Brigitte Bardot dhe Michel Piccoli, ‘Pierrot le fou’ (Banditi i orës 11), përsëri me Jean-Paul Belmondo dhe “Su salvi chi chi (jeta)”, me Isabelle Huppert.

Kulture Jean Luc Godard ndërron jetë