Bota 7 Qershor 2022, 22:02

Regjistrohen 53 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Pamfleti
Regjistrohen 53 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.185 teste, ndërsa janë regjistruar 53 raste të reja me Covid-19 dhe 94 pacientë të shëruar.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (53), janë regjistruar nëntë riinfeksione.

MSH informon se deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.061.739 testime të COVID-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 312.345, numri i të shëruarve është 302.602, numri i të vdekurve është 9.311 dhe numri i rasteve aktive është 432.

Covid-19 COVID-19 Maqedoni e Veriut