Bota18 Prill 2022, 08:50

Regjistrohen shpërthime në Lviv të Ukrainës, guvernatori: Katër raketa sulmuan qytetin

Shkruar nga Pamfleti
Regjistrohen shpërthime në Lviv të Ukrainës, guvernatori:

Regjistrohen shpërthime në Lviv të Ukrainës, guvernatori: Katër raketa sulmuan qytetin

Të paktën pesë shpërthime janë regjistruar në Lviv, një qytet afër kufirit të Ukrainës me Poloninë. Tymi i zi u ngrit në një zonë pas shpërthimeve, ndërsa ekipi i BBC pa një raketë në fluturim.

Alarmi i sulmit ajror ra rreth 45 minuta para shpërthimit. Sirena të tilla janë të zakonshme në Lviv edhe pse shumë njerëz ishin ende në rrugë.

Sipas guvernatorit Makysm Kozytskyi katër raketa kanë goditur rajonin Lviv. Në një postim në kanalin e tij zyrtar Telegram ai tha se kjo ishte sipas “informacioneve paraprake”.

“Qëndroni në strehimore”, ka shkruar ai. Javën e kaluar, qyteti raportoi disa raketa lundrimi ruse të shkatërruara nga zjarri anti-ajror.

Bota #Lviv raketa Shperthim Ukrainë.